TIRANE - Deputeti i përjashtuar nga Partia Socialiste Tom Doshi rikthehet sërish në Gjykatën e Lartë këtë herë më 8 qershor për tu përballur me deputetin e Lëvizjes Socialiste për Integrim Spartak Braho. Kjo, pasi Doshi ka paditur Brahon për shpifje.

Procesi çelet në Gjykatën e Lartë në orën 11:00 më 8 qershor, ndërsa 5 e gjyqtarëve Artan Zeneli, Arjana Fullani, Mehdi Bici, Mirela Fana dhe Andi Celiku do të shqyrtojnë padinë e Doshit.

Padia u depozitua në Gjykatën e Lartë në muajin Prill, ku Doshi kërkon dëmshpërblim 1 Lek nga Braho pasi sipas tij Braho shpifi për raportin mjekësor të Tom Doshit.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)