Gjykata Administrative i jep fund procesit gjyqësore ndaj ish Guvernatori Ardian Fullani që kërkon dëmshpërblim financiar me pretendimin se është shkarkuar padrejtësisht nga puna dhe ky shkarkim i ka shkaktuar atij një dëm psikologjik të parikuperueshëm.
 
Më 26 Maj administrativja do të dëgjojë konkluzionet e palëve në proces e më pas do të dalë me një vendim, ndërsa juristët e bankës edhe këtë të enjte kërkuan rrëzimin e padisë për dëmshpërblim nga Fullani.
 
Vetë Fullani nuk ishte i pranishëm në gjykim ndërsa me padinë e tij depozituar pas pafajësisë së fituar në Apel ish Guvernatori kërkon afro 500 mijë euro pagim dëmi përfshi dha pagat e munguara nga shkarimi i padrejtë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com