TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi e quan një akt në mbrojtje të Kushtetutës, kallëzimin nga presidenti Meta ndaj kreut të KED-së, Ardian Dvorani.
Në reagimin e tij, Bardhi shkruan se hetimi ndaj Dvoranit do të jetë një pikë kyçe për rikthimin e besimit tek drejtësia. Bardhi, me një gjuhë të ngjashme me atë të kreut të shtetit, tha se Dvorani ka minuar ligjshmërinë dhe besueshmërinë e Gjykatës Kushtetuese dhe sipas tij, veprimet që do të bëjë prokuroria për këtë rast do të tregojnë qartazi nëse drejtësia është e kapur ose jo nga kryeministri Edi Rama.
"Kallëzimi penal i Presidentit të Republikës ndaj Kryetarit të KED është akti i duhur në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese. Me veprimet e tij në shërbim të partisë në pushtet, Ardian Dvorani ka minuar ligjshmërinë dhe besueshmërinë e Gjykatës Kushtetuese.
Partia Demokratike beson se një hetim i shpejtë, i plotë dhe i pavarur i shkeljeve të ligjit nga Ardian Dvorani, është një gur themeli për rikthimin e besimit tek drejtësia. Nga veprimet e prokurorisë do të varet, nëse shqiptarët mund të besojnë akoma se Reforma në Drejtësi nuk u bë që sistemi të kontrollohet nga Edi Rama, por për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së politikanëve dhe zyrtarëve të korruptuar dhe për të trajtuar shqiptarët si të barabartë para ligjit", shkruan Bardhi.
Presidenti Ilir Meta firmosi këtë të martë kallëzimin penal kundër kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, për veprën penale të "shpërdorimit të detyrës" dhe "përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore". Për të mos humbur kohë dhe që hetimet të nisin menjëherë, kreu i shteti e dorëzoi padinë në tre prokurori, të Përgjithshmen, të Krimeve të Rënda dhe organin e akuzës së Tiranës.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
66.6%
-
Jo
27.4%
-
Nuk e di
6%
Vota total: 1001
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Frrok Çupi: Dikush e vodhi, por kush? Gazidede apo Gazibardhi?
31 Mars, 15:19
-
Do shkrijë SPAK me Gjin Gjonin? Berisha: S'mund të vazhdojë kështu, amniston krimet elektorale! Sulmon edhe gjyqtaren Gjoka
31 Mars, 14:03
-
Mërtiri për Report Tv: Berisha është bashkuar me ‘opozitën e kërpëratave’, bëri lista që askush mos t’i kërkojë dorëheqje
31 Mars, 13:27
-
Preç Zogaj: Zvogëlimi i SHBA dhe BE-së është horizonti i tyre
30 Mars, 14:42
-
‘Ai nga i cili isha frymëzuar...!’ Rama ironizon përsëri Berishën me bufin e kënetës me maska dhe një ‘Joker’: Më sulmoi si armik në mënyrë të pandershme! (VIDEO)
30 Mars, 14:22
-
Fitim Zekthi: Drejtësia i ka bërë dy partitë e mëdha të jenë plotësisht apolitike
30 Mars, 14:01
-
‘Piktori 2 metra i gjatë i urren të rinjtë!’ Berisha sjell Doris Pack për tryezën e ‘kthimit të rinisë në atdhe’, por fjalimet mbahen të gjitha në anglisht: Do rihapim TikTok!
30 Mars, 13:36
-
‘Ti do më marrësh më qafë, si more Lulin...!’ Rama ironizon Berisha-Lapaj me VIDEO-n ‘Teatri i Kukullave’, përfshihet dhe Basha me pizhame: Bufi dhe Tiku drejt bashkimit...! (VIDEO)
30 Mars, 08:21
-
‘Pacientët në urgjenca përballen me kushte të mjerueshme’, Alimehmeti: PD do t’i japë zgjidhje reale shërbimit shëndetësor
29 Mars, 17:35
-
Muçollari: 27 ton fileto pule me salmonelë në tryezat e shqiptarëve, qeveria dhe Ministrja Denaj të largohen menjëherë
29 Mars, 17:33
-
Programi i PS për ‘Shqipërinë 2030’/ PD: Rama ofroi të njëjtën ‘përrallë’ si herët e tjera! Meta: Vodhi premtimet tona elektorale! Basha: Ke investuar te 313-ta
29 Mars, 17:19
-
Prezantimi i programit nga Rama, Bardhi: Pranoi që plani i PD është i realizueshëm, duhet vetëm një qeveri e re
29 Mars, 14:50
O gszment o derdimen po a e di ti se çfar reputacjoni ka ilir kak meta ? Populli Shqiptar ka urrejtje të pa par për hajdut ilir metën e për ju o parti leshi partia pd është parg8 drejt shkrirjes o gazmend derdimeni e ti del e na bo vërr vërr e dërr dërr o gazmenti vërr.
Përgjigju