Padia e Metës ndaj Dvoranit në dorën e SPAK

Padia e Metës ndaj Dvoranit në dorën e SPAK

TIRANË - Padia që presidenti Ilir Meta bëri kundër kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, do të shqyrtohet nga SPAK, Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion. Shqiptarja.com mëson se prokurori Alket Mersini ka shpallur moskompetencë për të shqyrtuar padinë, pasi Dvorani është zyrtarë i lartë. 

Kështu, hetimi për padinë e Metës kundër Dvoranit me akuzat pwr shpërdorim detyre dhe përvetësim të titullit, është në dorën e SPAK

Presidenti Ilir Meta e ka akuzuar Dvoranin si ushtar të partisë, sulme që nisën gjatë procesit të përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese nga Presidenti dhe Parlamenti në bazë të listave me kandidatë të radhitur përmes një sistemi pikëzimi nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja