Mungesa e gjyqtarëve “bllokon” Gjykatën Kushtetuese e cila këtë të martë s’ka mundur të arrij kuorum për shqyrtimin e padisë së Unionit të prokurorëve të Shqipërisë duke e shtyrë këtë seancë më 19 dhjetor.
/Shqiptarja.com
Unioni i Prokurorëve ka paditur kodin e ri të procedurës penale i cili me hyrjen në fuqi ka hequr disa kompetenca të cilat hetuesit i gëzonin deri më tani dhe ka shtuar gjyqtarin e hetimeve paraprake.
Sipas ligjit gjykata kushtetuese duhet të funksionojë me 9 gjyqtarë ndërsa aktualisht ajo ka 7 dhe fizikisht ndodhen 6 gjyqtarë pasi gjyqtarja Altina Xhoxhaj nuk u paraqit pasi është duke u kuruar për arsye shëndetësore.
Dy gjyqtarët e larguar me dorëheqje nga 9-të që duhet të ishin janë Sokol Berberi dhe Vladimir Kristo, duke bërë që aktualisht në këtë gjykatë mos formohet kuorumi.
d.c./shqiptarja.com









