TIRANË - Padia e ngritur nga Ministria e Mbrojtjes, ndaj ish-ministrit Arben Imami është një flluskë sapuni, tha ditën e sotme deputeti i PD-së, Flamur Noka.
Duke folur për median, pas mbledhjes së komisionit të Sigurisë, ish-ministri i Brendshëm në qeverinë Berisha tha se, “dita e djeshme ishte dita për tu hakmarrë”.
“Ky ishte paralajmërim në vrazhdën për tu hakmarre kryesisht për ngjarjen e 21 janarit”, tha për gazetarët deputeti demokrat, Noka.
Sipas tij, të gjitha në fund do të rezultojnë flluska sapuni. Sipas Nokës, “Qeveria po përpiqet të sajojë raste për ti treguar Brukselit se po hapin çështje”.
Ai ka bërë një paralelizëm edhe me arrestimit të mjekut Ilir Broqi që u liruar nga Gjykata e Tiranës. “Siç ndodhi me mjekun e QSUT-së, që u kthye në bumerang për strukturat tahiriste ashtu do të kthehet dhe kjo çështje”, tha Noka.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Rama: Të ndëshkohet për korrupsion