TIRANE- Pas vendimit të gjykatës së Tiranës për sekuestrimin e vilës dhe 500 mijë euro nga ana e një banke, trashëgimtari i fronit mbretëror i është kthyer sërisht dyerve të gjykatës, duke kërkuar rikthimin e ish-ambjentet e pallatit të Princeshave, ku sot ndodhet biblioteka e librit.
Kjo është vetëm njëra nga paditë që është depozituar në sekretarinë e gjykatës, pasi këtë javë princi Leka Zoku II, ka dorëzuar dhe një padi tjetër në të cilën ka paditur kompaninë e ndërtimit “Viki Sh.p.k”, të cilën mësohet se e ka kontraktuar për kryerjen e punimeve në vilën mbretërore që ndodhet në Durrës.
Në padinë e parë ku Leka Zogu kërkon rikthimin e pallatit të princeshave, motrave të gjyshit të tij Ahmet Zogu, Leka Zogu II ka paditur Agjensinë e Kthimit dhe Kompesit të Pronave, Kryqin e Kuq Shqiptar si dhe zyrën vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Për shkak të problemeve financiare, trashëgimtari i fronit mbretëror tashmë kërkon në gjykatë kthimin e ambjenteve të pallatit të princeshave, ambjente këto ku janë vendosur zyrat e Kryqit të Kuq Shqipytar si dhe biblioteka e librit të huaj. Në objekt padinë e paraqitur në gjykatë thuhet se “kërkohet anullimin e vendimit nr.38 datë 27 maj 1997 të KKP Bashkisë Tiranë. Detyrimin të paditurit Kryqi i kuq Shqiptar të njohë pronar paditësin Leka Zogu II për godinën dykatëshe me siperfaqe trualli 1300 m2 pallati princeshave sot Biblioteka e Librit të huaj. Detyrimin të paditurës ZVRPP Tiranë të fshijë nga regjistrimi pronën e trajtuar në VKK e pronave nr 38 datë 27 maj 1997 dhe detyrmin e saj për të bërë regjistrimin e kësaj prone në favor të trashëgimtarit të të ndjerit Ahmet e Leka Zogu i paditësit Leka Zogu II.
Të vendoset masë e përkohshme e sigurimit të padisë duke mos u lejuar tjetërsimin e kësaj prone si dhe depozitimi të kërkesës padisë pranë ZVRPP Tiranë. Ndërkohë që në padinë e dytë kërkohet përmbushja e detyrimit kontraktor e kontratës së sipërmarrjes si dhe sigurimin e kërkesë padisë e vënie të seksutros të ambjenteve të përshkruara në kontratën e sipërmarrjes.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Sekuestrohet vila e Zogut, nuk ktheu kredinë 500 mijë euro