Padia për lejen e pallatit 7-katësh
  Bime: Do vërtetoj të kundërtën 

Padia për lejen e pallatit 7-katësh<br />  Bime: Do vërtetoj të kundërtën 
GJIROKASTER - Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës Flamur Bime është treguar i hapur për hetimin që ka nisur ndaj tij pas kallëzimit që Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit i bëri në Prokurori për dhënien e lejes së paligjshme të një pallati 7 katësh. Madje sipas tij fakti që IKMT ka nisur kontrollet në qytetin e Gjirokastrës është tregues se shteti po funksionon. Në një konferencë për mediat një ditë pas kallëzimit ndaj tij, Bime tha se do të vërtetojë me fakte dhe  argumente se nuk ka kryer asnjë shkelje në dhënien e lejes ndërtimore gjatë kohës që ka qenë në krye të KRRT-së.
 
“Më në fund Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit me kërkesën time erdhi dhe në Gjirokastër. Kallëzimi tregon se shteti ligjor funksionon. Me dokumente, fakte, argumente, ne do të vërtetojmë që kallëzimi nuk qëndron. Ne jemi të hapur për të bashkëpunuar dhe në dispozicion të Prokurorisë dhe të gjithë organeve ligjzbatuese. Ne dhe në rastin konkret, por dhe gjithë udhëheqjen dhe qeverisjen e shërbimit në Bashkinë e Gjirokastrës jemi udhëhequr nga ligji dhe vetëm nga ligji”, - u shpreh Bime.

Sipas tij në ditët në vijim do të ketë të tjera fakte që plotësojnë dokumentacionin ligjor që provon punën dhe aktivitetin e bashkisë e mbështetur mbi rregullat e legjislacionit në fuqi. I gjithë ky dokumentacion sipas Bimes është i hapur për IKMT dhe prokurorinë.

Ndërkohë, kryebashkiku Bime nuk ka dashur t’i përgjigjet intersimit të gazetarëve nëse do të rikandidiojë qoftë edhe si i pavaruar në zgjedhjet lokale të qershorit.
 
IKMT kallëzoi kryebashkiakun e Gjirokastrës duke iu referuar një vendimi të miratuar prej tij në kohën kur drejtonte KRRT. Bëhet fjalë për një leje për ndërtimin e një pallati 7 katesh në lagjen "18 shtatori", që në kundërshtim me çdo të dhënë urbanistike dhe të ligjeve është lejuar një shtesë prej 5 katesh. Vendimet janë dhënë pa pasur më parë dhe pa u bazuar në asnjë plan rregullues dhe asnjë studim urbanistik pjesor të miratuar sipas ligjit. 

IKMT kallëzoi po ashtu edhe Kryeinspektorin dhe inspektorët e IKMT të bashkisë Gjirokastër, Ilir Çumaku ish-sekretar i KRRT, Antoneta Çako ish-sekretare e KRRT, si dhe ish-anëtarët e Sekretariatit Teknik të KRRT. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së