TIRANË - Pas padisë për shpifje që ministri i Shëndetësisë dorëzoi ndaj kreut të opozitës Lulzim Basha, Ilir Beqaj ka refuzuar pajtimin mes palëve në gjykatë.
 
Në këto kushte gjyqtari Lazër Sallaku i është drejtuar prokurorit Petrit Fusha me një kërkesë për caktimin e prokurorit që do të hetojë lidhur me rastin.

Më 28 Janar do të jetë seanca e parë në Gjykatën e Tiranës aty ku Ministri Beqaj kërkon dënimin e Lulzim Bashës me akuzën e shpifjes.

Padia ndaj kreut të opozitës është regjistruar në gjykatën e Tiranës më 20 nëntor 2015 dhe deri tani janë zhvilluar dy seanca përfshi dhe atë të pajtimit që është refuzuar nga palët.

Me caktimin e prokurorit i cili do të bëhet palë, pritet dhe konkluzioni i tij nëse shpifja do të klasifikohet për shkak të detyrës apo të zhvillohet një proces civil me dëmshpërblim.
 
Basha e akuzoi ministrin e Shëndetësisë për tender në vlerën e 31 milionë eurove, të dhëna nga ai në ish-kompaninë e tij dhe kompani të tjera që sipas opozitës janë të njerëzve pranë pushtetit.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)