Për Prokurorinë e Përgjithshme Spartak Braho është i pafajshëm dhe nuk ka shpifur ndaj Deputetit Tom Doshi, kur e ka akuzuar këtë të fundit për raport të falsifikuar mjekësor.

Ka qenë ky qëndrimi i prokurorisë prezantuar këtë të Hënë në kolegjin penal të Gjykatës së Lartë ku po zhvillohet procesi Doshi-Braho, pasi deputetit Tom Doshi ka paditur për shpifje kreun e Komisionit të Sigurisë Kombëtare Spartak Braho.

Deklarata e Brahos për të cilin Doshi pretendon se është shpifje është kryer në mars të 2015, ndërsa në padinë e tij Doshi kërkon një dëmshpërblim prej 1 lek.

Vendimi për këtë proces do të jepet javën e ardhshme në Gjykatën e Lartë, ndërsa pas qëndrimit të akuzës Doshi deklaroi se Prokuroria po bën avokatin e Spartak Brahos.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)