Paditë për çështjen e incineratorëve, Jorida Tabaku letër SPAK: Kërkoj informacione të detajuara mbi ecurinë e hetimeve

Paditë për çështjen e incineratorëve, Jorida Tabaku letër SPAK: Kërkoj informacione të detajuara mbi ecurinë e hetimeve

Jorida Tabaku

Deputetja Jorida Tabaku i ka dërguar SPAK një letër ku i kërkon informacione mbi ecurinë e hetimeve për çështjen e inceneratorëve. Me një postim në Facebook, Tabaku shkruan se ata do të vazhdojmë të këmbëngulin 'deri në daljen përpara drejtësisë për Aferën e Shekullit'.

PD ka dërguar në SPAK 7 padi, konkretisht ndaj Erion Veliajt, Emiriana Sakos, Alqi Bllakos, Damian Gjiknurit, Arben Ahmetajt, Ëngjëll Agaçit dhe Armando Subashit. Sipas PD, ata kanë funksionuar si 'grup i strukturuar kriminal duke vjedhur 430 mln euro nga buxheti i shtetit.

"Pas një beteje mbi 3 muaj në Komisionin Hetimor të inceneratorëve për të zbardhur të vërtetën e aferës korruptive 430 mln euro nga një grup i strukturuar kriminal kemi dërguar në SPAK 7 padi ndaj: Erion Veliaj, Emiriana Sako, Alqi Bllako, Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, Ëngjëll Agaçi dhe Armando Subashi. Partia Demokratike shkroi një raport 120 faqe që për fatin e keq nuk u  votua në Kuvend por që gjithsesi u dërgua në SPAK përmes një padie 90 faqe ku përfshihehin 112 prova që tregojnë se si 50 të akuzuar përfshirë Edi Ramën në krye kanë punuar për të abuzuar me paratë e shqiptarëve. Kërkesa që i kemi dërguar SPAK është as më shumë e as më pak se sa vazhdimi i zotimit për t’i shkuar deri në fund kësaj afere.  Do të vazhdojmë të këmbëngulim deri në daljen përpara drejtësisë për Aferën e Shekullit. Edhe  në këtë kohë krize dhe inflacioni të lartë taksat e shqiptarëve paguajnë edhe më shtrenjtë inceneratorin e Tiranës", shkruan Tabaku.

Kujtojmë se pas 4 muajsh hetime në Kuvend për tre kontratat koncesionare të inceneratorëve,  PD u braktis në momentin e votimit nga një pjesë e konsiderueshme e deputetëve të opozitës. Raporti përfundimtar i pakicës mori 84 vota kundër dhe 27 vota pro, kundrejt raportit të mazhorancës që mori 76 vota pro dhe 34 vota kundër. Megjithatë raporti u dërgua në formën e një padie në SPAK.

Kërkesa e Tabakut dërguar SPAK

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura