Paditi Google për diskriminimin e shqipes, shqiptari për Report Tv: Nuk dorëzohemi, kemi humbur miliona! Jemi 12 milionë shqiptarë përfitues

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte Doktor Neshad Asllani, i cili foli për padinë që ka ngritur në SHBA kundër Google, pasi kjo e fundit nuk e ka përfshirë gjuhën shqipe në përdorimin e përditshëm. Padia është ngritur nga Haki Dervishi, shtetas shqiptaro-amerikan me banim në Palm Springs Kaliforni, i dekoruar rishtazi nga Presidenti Biden me Dekoratën dhe Mirënjohjen Jetësore për kontribut të vazhdueshëm për kombin Amerikan, dhe Dr. Neshad Asllani, mjek i njohur nga Kosova, themelues i “Qendrës Kosovare për të Drejtat e Njeriut” dhe anëtar bordi në organizatën “Dekada për të Drejtat e Njeriut” në New York.

”Padia është ngritur nga ne të dy në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë, për shkak të diskriminimit të gjuhës shqipe, duke mos u përdorur nga kjo platformë dhe për pasojë, kjo ka sjellë probleme të mëdha në media, marketing dhe teknologji në Shqipëri, Kosovë dhe kudo që flitet shqip” tha Doktor Neshadi në fillim të bisedës, ndërsa shtoi se kjo nismë erdhi si pasojë e shumë bisedave të bëra me grupe interesi në Shqipëri dhe Kosovë.

”Në fillim e nisëm me një anketë, ku u pa se shumë shqiptarë e donin këtë gjë, më pas i shkruajtëm një letër zyrtare Google, por pa patur asnjë përgjigje, kështu që duke respektuar afatin prej dy javësh që iu drejtuam Google, po pa përgjigje, vendosëm që të bëjmë padi në Gjykatën e Kalifornisë” shtoi Neshadi.

Google është një kompani që ka 25 vite në treg dhe ka të përfshira të gjithë gjuhët e Europës, ndërsa gjuha shqipe mungon ende. Por cilat janë sipas Doktorit përfitimet reale të futjes së gjuhës shqipe në përdorim nga Google?

“Të gjithë bizneset do të kenë mundësi të regjistrohen me gjuhën shqipe, duke gjeneruar shumë para për një treg me mbi 12 milion shqipfolës. së dyti gazetarët dhe informimi do të jetë më i verifikueshëm dhe i standardizuar, së treti një treg i madh prej 12 milion shqiptarësh do të kejë një network ku do të gjenerohen para.” shprehet Asllani.

”Ka një mbështetje të madhe nga të gjithë shqiptarët në botë dhe kjo na ka motivuar shumë për t’a çuar deri në fund misionin tonë” vijoi Dr. Neshad Asllani, duke shtuar se nëse arrihet kjo nismë, do të jetë shumë mirë për të gjithë shqipfolësit në botë, të cilët do e shohin Google si një treg të mirë virtual dhe gjenerues parash.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ndergjegja: 17/10/2023 14:19

    Shpirti njeriut eshte gjithçka pa fillim dhe pa fund,pengesat njerezore jane pengesa milingonash siç eshte rasti i disktiminimit te gjuhes shqipe nga Google e interesat e tij financiare.

    Përgjigju
  • Drini: 17/10/2023 12:50

    Jeni dy shqiptare te medhenje dhe tani jeni te famshem. Falemnderit Neshad Asllani.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë