Padova/ Shkatërrohet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë, 2 të arrestuar dhe 2 në kërkim! Të katër me precedentë penalë, kamera dhe jeleku fosforeshent i tradhtuan (FOTOT)

Padova/ Shkatërrohet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë, 2 të arrestuar dhe 2 në kërkim! Të katër me precedentë penalë, kamera dhe jeleku fosforeshent i tradhtuan (FOTOT)

Policia italiane në banesën e kthyer si bazë nga autorët

Itali- Policia e Padovas ka çmontuar një bandë ‘skifterësh’ me 4 shqiptarë, të akuzuar për një seri plaçkitjesh në rajonin italian.

Operacioni çoi në arrestimin e dy anëtarëve të grupit, ndërsa dy të tjerët u identifikuan dhe rezultuan gjithashtu të kërkuar për krime të tjera. Të katër shqiptarët janë persona me precedentë penalë.

Hetimet nisën pas denoncimeve për vjedhje të ndodhura në datat 9 dhe 20 janar, me një grumbull sendesh me vlerë, përfshirë bizhuteri ari. Një nga elementët kyç që mundësoi të gjurmoheshin autorët, ishte një jelek portokalli, tipik i ambienteve të punës në kantiere, i veshur nga një prej hajdutëve.

Hetimet filluan pas raportimeve të dy vjedhjeve të shtëpive që ndodhën në Padova në janar. Kriminelët, duke përfituar nga mungesa e pronarëve, kishin vjedhur sende të shumta me vlerë, mes tyre bizhuteri. Mënyra e veçantë e veprimit tërhoqi vëmendjen e policisë. Një element vendimtar doli nga analiza e parë e kamerave të vëzhgimit në afërsi të vendndodhjeve të vjedhjeve, një prej autorëve me jelek punëtori. 

Ndjekja e mëtejshme e gjurmëve çoi te një makinë e përdorur që përdorej për transport nga autorët dhe më tej zbulimi i e një apartamenti me qira në Mogliano Veneto , në provincën e Trevisos, i përdorur si bazë operacionale nga grupi.

Gjatë operacionit, një 45-vjeçar tregoi një dokument të rremë identiteti, i cili e kishte lejuar të arratisej nga arresti shtëpiak, i vendosur nga Gjykata e Trevisos që prej gushtit 2024. Vjedhja e shtëpive nuk ishte i vetmi krim i tij, pasi dyshohej edhe për vepra të tjera penale. I arrestuari tjetër, një 43-vjeçar, që mbante veshur edhe jelekun portokalli, rezulton të jetë po me precedentë të gjatë penal për vjedhje të kryera në Lombardi, Emilia Romagna dhe Veneto. Bashkëpunëtori i tretë, një 35-vjeçar shqiptar, ishte qiramarrësi i banesës dhe mbante çelësat e një makine po me qira, e parkuar para banesës.

Në banesë u gjetën një sasi të konsiderueshme plaçkë, duke përfshirë bizhuteri ari dhe ora të vjedhura, si dhe mjete të përdorura për të lehtësuar vjedhjet. U gjetën gjithashtu mjete, duke përfshirë një mulli elektrik, doreza, një kaçavidë dhe sende të tjera, informon media italiane. 

Anëtari i fundit i bandës, një 35-vjeçar, kërkohej me urdhër të lëshuar nga Gjykata e Venecias, për krime të lidhura me drogën. 

Materialet e vjedhura dhe ato që përdoreshin për plaçkitje nga banda

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Galdini: Rama me parullën e Trump në 2016, ‘Do thaj kënetën’! Valteri: Berisha largoi të djathtët, me Metën rezultat më të dobët! Kthupi: Opozita do riformatohet pas 11 majit

Galdini: Rama me parullën e Trump në 2016, ‘Do thaj kënetën’! Valteri: Berisha largoi të djathtët, me Metën rezultat më të dobët! Kthupi: Opozita do riformatohet pas 11 majit