Padrejtësia si bumerang

Padrejtësia si bumerang
Prokuroria e Përgjithshme denoncoi dje aferë të pastër korruptive, ku ishte përfshirë një grup njerëzish që donin të blinin një vendim gjyqësor, por
që dështoi jo se në Shqipëria ka drejtësi, por sepse si blerësit ashtu dhe shitësit e drejtësisë e kuptuan se pazari i tyre ishte marrë vesh nga një palë e tretë, duke ua hedhur në erë planet. Ky rast iku, ndoshta më vonë do të ndodhë që të rikthehet dhe të ribëhet ashtu siç deshën ata që tentuan të japin dhe ata të tentuan të marrin paratë. Ky është një rast. Por ama vetëm një. Me qindra të tjerë po kalojnë prej vitesh mu nën hundën e drejtësisë shqiptare, serbes-serbes, pa ua bërë syri tërr, sepse e kanë blerë padrejtësinë shtrenjtë, duke dorovitur gjyqtarë, në të gjitha shkallët, me të gjitha  çmimet, për të gjitha çështjet. Nga vrasjet deri te trafiqet.

Ata kanë blerë prej vitesh sigurinë e këtij vendi, që siç tregojnë ngjarjet e fundit, është një zinxhir krimesh, ku kriminelët janë emra të njohur që ka shkallmuar dyert e gjykata dhe sot vrasin ditën dhe natën njerëz të pafajshëm për të qenë sërish të lirë dhe të paprekshëm. Nuk ka më shokues se rrëfimi i ministrit të brendshëm mbrëmë në “Opinion” se autoritetet shtetërore e dinin kush, si, qysh dhe tek ishin ata që i morën jetën Megi Jakiçit,
që atentati i dështuar mbrëmë në kombinat ishte vijimi i asaj ngjarjeje shokuese me “Komuna e Parisit”. Qeveria e di se çfarë ndodh dhe kush i bën, kush vret sot dhe kush do të vrasë nesër. Por ajo nuk do dhe nuk mundet të bëjë gjë. Ajo vetë ka dhënë shembullin se si vrasësit, hajdutët, abuzuesit, në dhjetra raste, falë imunitetit dhe blerjes së gjyqtarëve dhe të tejkalimit të afateve mund të rrëzojnë çdo akuzë, madje edhe të marrin pushtete të  pamerituara. Për të arritur sot ku jemi, kur padrejtësia e blerë, por kthehet si boomerang, jo atje ku duhet të bjerë, por mbi Megin, mbi ne, viktima të padrejtësisë.
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

‘Kam qenë duke u nda me gruan’, banori i Thethit i drejtohet Ramës pasi merr certifikatën e pronësisë: Më solle pajtimin dhe unitetin

‘Kam qenë duke u nda me gruan’, banori i Thethit i drejtohet Ramës pasi merr certifikatën e pronësisë: Më solle pajtimin dhe unitetin