Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se bizneset që nuk iu përgjigjën ultimatumit të tij për pagën e punonjëse janë rreth 4500. Ai tha se këto kompani janë paralajmëruar, por nuk i kanë deklaruar. Megjithatë, Rama tha se Tatimet po lëvrojnë pagat direkt tek të gjithë punonjësit pavarësisht nëse kanë aplikuar kompanitë. Gjithashtu, Rama tha se në mes të muajit qershor do të dalë lista e të gjithë atyre që kanë marrë pagën e luftës.
"Kam parë disa spekulime të bëra që natyrisht edhe të nxitura, por nuk po ua adresoj për këtë shkak, por temës, një fasoneri ku njerëzit thonë nuk na kanë dhënë asgjë. Ne nuk paguajmë njerëz që nuk janë mbyllur asnjë ditë dhe e kanë marrë pagën rregullisht. Ne do të paguajmë të gjithë ata që qoftë edhe një ditë kanë humbur mundësinë për punë. Ata që janë përgjigjur pozitivisht janë shumë. Ata që nuk janë përgjigjur s’ka rëndësi, janë afro 4500.
Po trajtohen ankesat e fundit, Tatimet po vijojnë lëvrimet. Ne kemi qenë proaktivë, tatimet kanë verifikuar cdo person, kompani për kompani, kryesisht të atyre që nuk përgjigjen, do të ndëshkohen. Do të jemi në çerek milionë njerëz që do të marrin pagat. Ka akoma njerëz që nuk i kanë marrë, por do i marrin të gjithë. Në fund kur të mbarojë e gjitha brenda mesit të qershorit lëvrimi, do të bëjmë publike me emër e kanë marrë apo jo" tha Rama. Data 5 qershor ishte afati i fundit për bizneset për të aplikuar për pagën e luftës, 40 mijë lekë.
Lajmi kryesor:
Shqipëria siguron eurobondin 650 mln €, Rama: Pas tatim fitimit, hiqet TVSH-ja për biznesin e vogël, do jenë drita e syve të qeverisjes sonë deri në 2029
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Çfarë prisni në vitin 2025?
-
Punë
8.1%
-
Shëndet
73.5%
-
Mirëqënia
18.5%
Vota total: 260
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEOLAJM/ Shikoni Parkun Eden! Instalacioni që Rama ndërtoi brenda kryeministrisë! Pamjet për herë të parë
31 Dhjetor 2024, 19:42
-
Lorenc Vangjeli: SPAK, ndëshkimi penal dhe zgjidhja politike
31 Dhjetor 2024, 19:29
-
Festa/ Kryeministri Rama uron Vitin e Ri: E kemi ngjitur Shqipërinë më lart se ndonjëherë dhe do e çojmë në majë! Do qëndrojë atje, edhe kur të mos jemi më...!
31 Dhjetor 2024, 19:10
-
Studio Live, Kadilli për Report TV: SPAK po fut në rrjetë peshqit e mëdhenj, vit fatlum për Shqipërinë! Xhingijet kërcyen për Berishën, forcat e reja amatore
31 Dhjetor 2024, 17:40
-
Lefter Maliqi ‘kartolinë’ SPAK-ut: Bëre drejtësi me regji! Bëra sërish padi për bashkinë
31 Dhjetor 2024, 12:18
-
VIDEOLAJM/ Babagjyshi vjen me helikopter për Vitin e Ri 2025, ndan dhurata për fëmijët e Forcave të Armatosura
31 Dhjetor 2024, 08:47
-
Shqipëria e ndalon, Venezuela e gjobit me 10 mld USD TikTok-un
31 Dhjetor 2024, 08:07
-
Spahiu: Dy ngjarjet e zeza në 2024 ishin marrëveshja PS-PD dhe vdekja e Ismail Kadaresë
30 Dhjetor 2024, 21:16
-
Rama në konferencë, Berisha e ndjek live në Facebook: Rama gënjen pensionistët! Trump në Samitin e NATO-s e pres unë
30 Dhjetor 2024, 17:01
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Rama: PS s'ka rrezik, opozitarët në garë vetëm për vendin e dytë! Bën bilancin e 2024 e projektet për 2025! Mbyllim TikTok për një vit
30 Dhjetor 2024, 14:43
-
Gjykatat sekuestruan bazën detare të Limionit, Rama: Skandal i paperceptueshëm! Nëse aty cenohet siguria, të ikim të gjithë nga vendi! Po bllokohen 300 mln euro
30 Dhjetor 2024, 14:25
-
'A e dini kush është Nesti Angoni?' Rama: Nuk e komentoj, mos më shtyni në ngasje, s’kam parë asnjë akuzë konkrete! Asnjë në PS nuk lejohet që ta komentojë
30 Dhjetor 2024, 14:01