Që nga hapja e aplikimeve më 1 prill për të përfituar pagën e luftës për të gjithë ata biznese dhe të vetëpunësuar që janë prekur nga masat kundër COVID-19 të ndërmarra nga qeveria kanë, kanë aplikuar 36 mijë e 419 biznese dhe 61 mijë e 120 punonjës e të vetëpunësuar.
Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve deri më tani nga të gjitha këto aplikime janë shqyrtuar dhe verifikuar gjithsej 8.412 biznese dhe 14.348 punonjës që janë të vetëpunësuar.
Ndërkohë pas këtyre shqyrtimeve është miratuar edhe kësti i parë i ndihmës financiare, për 6.273 biznese dhe 10592 punonjës.
Nga paketa financiare e qeverisë pritet të përfitojnë 123,871 qytetarë, me efekte financiar mbi 5,8 miliardë lekë, në tre muaj. Po ashtu do të përfitojnë rreth 60 mijë të punësuar e vetëpunësuar në biznese të vegjël me xhiro 0-14 milionë lekë ne vit, përfitojnë pagë 26 mijë lekë/muaj.
Një tjetër kategori që përfiton është edhe ata të punësuar, të cilët kanë deklaruar pagë 0, që janë rreth 30 mijë persona, që do të marrin 26 mijë lekë/muaj.
Ndërkohë rreth 70 mijë familje në ndihmë ekonomike, përfitojnë dyfishin e pagesës aktuale të ndihmës ekonomike si dhe 2,700 individë me pagesë papunësie, përfitojnë dyfishin e pagesë aktuale të papunësisë
Sipas kryeministrit Edi Rama 9500 pagat e para “të luftës” të cilat do të disbursohen që nesër, ndërkohë apeloi që qytetarët dhe bizneset të vijojnë me aplikimet pranë Drejtorisë së Tatimeve që të mund të përfitojnë.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
69.5%
-
Jo
27.2%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 3359
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet në ‘Studio Live’/ Dash Sula: Të kihet kujdes me listat e deputetëve, që PD të mos bjerë sërish në krizë! Sulo: Rama po eliminon zërat kundër në parti
10 Janar, 19:30
-
Ylli Pata: Misteri i negociatave të fshehta të Sali Berishës me mazhorancën
10 Janar, 19:16
-
SPAK përfundon hetimet për laboratorin e kokainës në Xibrakë: Asnjë provë për përfshirjen e Olsi Ramës
10 Janar, 17:40
-
Lagjja historike e Zdrales në Shkodër do kthehet në pedonale! Rama me Benet Becin inspektojnë punimet
10 Janar, 14:52
-
Shkodër/ Rama viziton Poliklinikën e Specialiteteve, do ofrojë 22 shërbime! Risi në specialitete si kirurgjia, ortopedia apo infektivi
10 Janar, 13:44
-
Rama i përgjigjet 'Sy më sy' komentuesit: Së shpejti paketa e dytë mbështetëse për panelet diellore për familjarët
10 Janar, 10:59
-
Vijon puna në kantierin e rrugës Shirokë–Zogaj, Rama: Investim me rëndësi për zhvillimin e turizmit në zonë
10 Janar, 09:10
-
Spahiu: Votuesit e PD dhe PS nuk ndikohen nga akuzat që SPAK bën për liderët e tyre politikë
9 Janar, 22:21
-
Mbrëmja Gala/ Rama: Mbështetja e qeverisë për sportin do rritet! Batuta me kreun e KOKSH: Në rini Fideli ishte kampion sporti dhe i femrave
9 Janar, 19:21
-
Debati në ‘Studio Live’/ Haklaj: Rama mban peng Berishën, PD do i kalojë Argitës! Saliu shiti Salianjin te amnistia, sepse i doli me hu te selia më 2021
9 Janar, 18:10
-
Për 3 ditë nis regjistrimi i emigrantëve për zgjedhje, Rama rikthen turin me diasporën! Dërgon drejtuesit politikë në Greqi dhe Itali
9 Janar, 17:10
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
Ju lutem me dimoni kame nje femi te vogl 1 vjece burrin e kame ne burk babi qe me dimote me vdiqe punoja ne nje fasoneri prej dats 12 mars u byll jame vetm 21 vjece spo I prballem dot familje ju lutem me dimon do na pakuehen kto dite pa pun 0696777396
Përgjigju