Vitin e kaluar, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, ishte 45.539 lekë dhe mbulonte gjithë sektorët e ekonomisë me llogaritje sipas të dhënave nga listë-pagesat e deklaruara nga ndërmarrjet ekonomike pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.
Hendeku gjinor në sektorin privat ne paga është 10 %, ku meshkujt kanë pagë mesatare mujore bruto 10 % më të lartë nga femrat.
Sipas INSTAT-it, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar kundrejt pagesës ndryshon sipas pronësisë së ndërmarrjes dhe formës ligjore të saj, pra mes ndërmarrjeve shtetërore dhe ato private.
Për një të punësuar në ndërmarrjet shtetërore paga mesatare mujore bruto ishte 54.981 lekë dhe hendeku gjinor thuajse i papërfillshëm, ndërsa ndryshe ndodh në sektorin privat.
Kështu, meshkujt e punësuar në ndërmarrjet e huaja vjet kishin një pagë mesatare mujore bruto mëse 2-fish më të lartë nga femrat. Konstatohet se paga mesatare mujore bruto për një të punësuar ishte mbi nivelin mesatar për aktivitetet ekonomike si ato financiare, të sigurimit, industri nxjerrëse, aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike, etj.
Në aktivitetet ekonomike si, ndërtimi, tregtia me shumicë dhe pakicë, etj, paga mesatare mujore bruto rezulton të ishte nën nivelin mesatar.
Në vitin 2014, pesë grup-profesionet me pagën mesatare mujore bruto më të lartë ishin ato për drejtuesit administrativë, komercialë, specialistët e shkencave të fizikës, matematikës dhe inxhinierisë, drejtuesit e prodhimit dhe shërbimeve të specializuara, specialistët e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, ligjvënësit, nëpunësit e lartë të administratës shtetërore dhe drejtorët ekzekutivë.
Ndryshe ndodh më grup profesionet me nivel të ulët të aftësive profesionale, ku paga mesatare mujore bruto është më e ulët dhe vërehet tek punëtorët për shitje dhe shërbime të ndryshme në rrugë, prodhuesit e produkteve bujqësore, blegtorale, peshkimit për nevoja familjare, të përpunimit të ushqimit, drurit, tekstileve, prodhimit të prodhimit të sendeve të imta, artizanët, shtypshkrimit, etj./atsh/
/Shqiptarja.com