Avokatët të cilët ushtrojnë aktivitetin e tyre në qarkun e Shkodrës janë kundër vendimit të qeverisë për rritjen e pagës së referencës për profesionet e lira. Ata e cilësojnë vendimin antikushtetues dhe paralajmërojnë se do ngrihen në protesta.
Sekretari i përgjithshëm i Dhomës së Avokatisë në Shkodër, Gjovalin Ulndreaj, tha dje se shumë shpejt pritet të marrin masa kundër këtij vendimi, duke paralajmëruar protesta dhe kundërshtim të vendimit në Gjykatën Kushtetuese. Ditën e hënë, edhe avokatët e Gjykatës së Kurbinit u shprehën kundër këtij vendimi, duke bojkotuar të gjitha seancat gjyqësore.
/Shqiptarja.com