TIRANE- Bizneset që janë të regjistruara në Tiranë do të kenë pagën më të lartë të referencës që do të shërbejë për pagesën e sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore. Në vendimin e këshillit të ministrave janë përcaktuar pesë kategori për të cilat janë saktësuar dhe pagat minimale që do të deklarohen për të 23 profesionet e lira. Në kategorinë e parë është përfshirë vetëm Tirana. Ndërkohë në kategorinë e dytë do të jenë gjashtë qytete. Korça, Vlora, Fieri, Shkodra, Elbasani dhe Durrësi do të jenë qytetet me pagat më të larta pas Tiranës.