Informaliteti i pagave, ekspertja e Ekonomisë: Nuk luftohet pa hequr korrupsion, BSH të vendos kushte për përdorimin e parasë kesh

Informaliteti i pagave, ekspertja e Ekonomisë: Nuk luftohet pa hequr korrupsion, BSH të vendos kushte për përdorimin e parasë kesh

Teuta Nunaj

Fondi Europian i Trajnimeve (ETF) ka përllogaritur në të dhënat e fundit se rreth 47% e të punësuarve në Shqipëri në vitin 2023, kanë pasur paga të ulëta dhe punojnë në kushte jo të mira pune. 

Lidhur me këto të dhëna u diskutua edhe ditën e sotme në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu, ku ekspertja e Ekonomisë Teuta Nunaj tha se pa luftuar korrupsionin në vend lufta ndaj informalitetit të pagave do jetë pa sukses.

'Ne në Shqipëri problemin kryesor e kemi tek korrupsioni dhe tek informaliteti, nivelet e larat të korrupsionit dhe të infomalitetit e para në këtë rast na japin një treg informal dhe një treg të çrregullt, në kuptimin që s’na japin situatën reale sa është tregu. Kjo e bënë që të jetë më i vështirë jo vetëm pasqyrimi i një tregu real por njëkohësisht të qenurit të barabartë në një treg.  

E vë theksin tek korrupsioni dhe informaliteti. Korrupsioni sjell informalitetin nëse duhet që të luftojmë këtë pabarazi në treg duhet që të fokusohemi tek këto dy tregues. Kemi një njerëz që thonë nuk na deklarohet paga e plotë, një pjesë e marrin në dorë dhe një pjesë në banke. Edhe kryeministri e ka thënë se ka formalitet dhe u ka kërkuar bizneseve që të bashkëpunojnë për ta ulur informalitetin dhe politikat publike që synojnë që të marr qeveria për të zvogëluar këtë nivel por unë them se duhet luftuar korrupsioni pasi lufta ndaj informalitetit s’mund të ketë sukses', tha ajo. 

Nunaj tha se Banka e Shqipërisë duhet që të vendos kushte për përdorimin e parasë kesh.

‘Përdorimi i parave kesh nuk është pjesë e faktit që ka informalitet që ti nëse ato para do ti marrësh kesh do ti përdorësh kesh. Ne jemi mësuar që ta menaxhojmë paranë duke e zotuar, kjo nuk varet me pjesën e nivelit të ulët të njohjes financiare. Nëse do duam që ta ulim nivelin e përdorimit të paras kesh duhet të vendoset nga Banka së Shqipërisë, nëse bëhet një blerje nën 10 mijë lekësh duhet ta paguash përmes një karte dhe jo nëpërmjet kesh’, tha ajo.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Mediat britanike: Qeveria e Starmer në bisedime me vendet e Ballkanit për ndërtimin e qendrave për emigrantët e refuzuar

Mediat britanike: Qeveria e Starmer në bisedime me vendet e Ballkanit për ndërtimin e qendrave për emigrantët e refuzuar