Pagë shtesë për 9300 mjekë e
infermierë, 9 ditë para zgjedhjeve
Rreth 9 300 mjekë e infermierë të shërbimit parësor do të përfitojnë brenda muajit qershor të këtij viti një pagë shtesë. Ky shpërmbim vjen për këtë kategori mjekësh e infermierësh të qendrave shëndetësore, pikërisht 9 ditë para zgjedhjeve të 23 qershorit.
TIRANE- Rreth 9 300 mjekë e infermierë të shërbimit parësor do të përfitojnë brenda muajit qershor të këtij viti një pagë shtesë. Ky shpërmbim vjen për këtë kategori mjekësh e infermierësh të qendrave shëndetësore, pikërisht 9 ditë para zgjedhjeve të 23 qershorit.
Por, sipas Drejtores së Fondit të Sigurimeve Shëndetësore dhe Qendrave Shëndetësore, Elvana Hana, kjo pagë shtesë për mjekët e parësorit vjen si rezultat i reformës në këtë sector, që I jep atyre të drejtën e 2 pagave shtesë në vit.
Për bonuset e 6-mujorit të parë të 2013-ës parashikohet të shpërndahen rreth 357 milionë lekë bonuse ose rreth 37 milionë lekë më shumë se në të njëjtën periudhe të vitit të kaluar.
Tashmë fondet për shpërblimet janë në llogaritë bankare të Qendrave Shëndetësore, të cilat urdhërohen të shpërdojanë bonuset brenda muajit qershor.
Nga ky fond përfitojnë rreth 9 350 punonjës të Qendrave Shëndetësore, nga të cilët rreth 2000 mjekë familje e të përgjithshëm dhe specialistë, 6 600 infermierë dhe 750 punonjës të tjerë, sanitarë, shoferë, ekonomistë.
Hana shpjegon se bonusi për mjekët dhe infermierët përcaktohet në bazë të realizimit të treguesve të performancës dhe cilësisë së punës së tyre.
Sipas vlerësimeve të Fondit të Sigurimeve Shendetësore për treguesit e 6-mujorit të parë të vitit 2013, janë 421 qendra shëndetësore të kujdesit parësor që do të përfitojnë deri në një page shtesë në bazë të numrit të vizitave të realizuara dhe treguesve të cilësisë.
Për 6-mujorin e parë të vitit 2013, sipas këtij Fondi, treguesit e cilësisë kanë pësuar rritje, sa i takon evidentimit të herët të rasteve dhe mbajtjes nën kontroll të sëmundshmërisë kronike.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
40.6%
-
Jo
50%
-
Nuk e di
9.4%
Vota total: 32
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Moti i keq/ Forcat e Armatosura transportojnë fëmijën e sëmurë nga një fshat i Bulqizës drejt spitalit
13 Janar, 10:22
-
VIDEOLAJM/ Përmbytje në Vlorë, Ushtria në ndihmë për heqjen e ujit
13 Janar, 10:15
-
Edison Ypi: Shitu
13 Janar, 10:08
-
Moti i keq/ Në Korçë 893 abonentë pa energji! Pala greke ndalon hyrjen e kamionave dhe autobuzëve në Kapshticë
13 Janar, 09:52
-
Moti i keq/ Vijon i mbyllur prej borës Bypass-i i Murrizit në Rrugën e Arbrit! Aksi rrugor Peshkopi-Librazhd i kalueshëm me zinxhirë
13 Janar, 09:35
-
Moti i keq në Lushnjë/ Qindra hektarë tokë bujqësore nën pushtetin e ujit
13 Janar, 09:32
-
Moti i keq/ Autoritetet thirrje banorëve pranë lumit të Vjosës në Fier: Rrini në gatishmëri nëse do ketë prurje të larta
13 Janar, 09:21
-
Zjarret në Los Anxhelos, numri i viktimave shkon në 24! Autoritetet: Situata mund të përkeqësohet nga era e fortë
13 Janar, 09:20
-
Atentati në Tiranë, foto e 56-vjeçarit Bujar Nasufi, pronar i mobilierisë 'Ferdinand'
13 Janar, 09:19
-
Bora në Korçë/ Të gjitha rrugët e kalueshme, borëpastrueset në terren
13 Janar, 09:19
-
Përmbytje në Vlorë/ Banesat me prezencë uji! Ka rënie dherash në aksin Himarë-Kuç
13 Janar, 09:06
-
Moti i keq/ Veriu e juglindja në ‘pushtetin’ e borës! Bypass i Murrizit i mbyllur, hapet Qafë Thana! Probleme me energjinë, pezullohet mësimi në 77 shkolla
13 Janar, 08:57