Pagesa deri në 3 mijë euro, arrestohen dy punonjësit e portit të Durrësit që trafikonin njerëz! Nën hetim edhe një polic

Pagesa deri në 3 mijë euro, arrestohen dy punonjësit e portit të Durrësit që trafikonin njerëz! Nën hetim edhe një polic

Dy punonjës të portit të Durrësit janë arrestuar nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (ShÇBA), si dhe një polici është vënën në hetim për shkak se akuzohen për trafikim të personave të ndryshëm nëpërmjet pikës së kalimit të kufirit.

Në prana kanë rënë B.D., 44 vjeç, lindur e banues në Durrës, me detyrë punonjës në Zonën e Terminalit, i një shoqërie të  kontraktuar nga Autoriteti Portual Durrës, T.D., 28 vjeç me banim në Durrës, me detyrë agjent doganor i një agjencie doganore private, në rolin e bashkëpunëtorit, i cili ndihmonte në gjetjen e klientëve për kalime të paligjshme.  Ndërsa nën hetim është vënë V.C., 32 vjeç, me detyrë kontrollor në Stacionin e Policisë Kufitare Durrës.

Sipas policisë këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se trafikonin nëpërmjet pikës së kalimit të kufirit, shtetas të ndryshëm me probleme në zonën Shengen, kundrejt pagesave të konsiderueshme deri në 3.000 euro.

Konkretisht 44-vjeçari, B.D kishte rolin e sekserit, organizonte dhe ndërmjetësonte me punonjës policie, duke krijuar kushte për kalim të paligjshëm të personave me probleme në zonën Shengen. Në cilësinë e provës materiale në momentin e arrestimit, iu sekuestrua vlera prej 1.300 euro, vlerë e përfituar nga kalimi i paligjshëm i shtetasit. Ndërsa T.D, me detyrë agjent doganor i një agjencie doganore private, në rolin e bashkëpunëtorit, ndihmonte në gjetjen e klientëve për kalime të paligjshme. Atij iu kapën dhe sekuestruan 500 euro.

Ndërkohë hetimi vijon për zbulimin e plotë të ngjarjes dhe kapjen e personave të tjerë të dyshuar si të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë