Pahor: Të gatshëm për të organizuar
takimin mes Trump dhe Putin

Pahor: Të gatshëm për të organizuar<br />takimin mes Trump dhe Putin
SLLOVENI-Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka deklaruar se vendi i tij është ende i gatshëm për të zhvilluar një samit mes presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe atij të Rusisë, Vladimir Putin.
 
Pahor është shprehur se tradita për takimin e parë mes presidentëve të SHBA-së dhe atyre të Rusisë në Slloveni nuk duhet të hidhet poshtë.
 
Ai gjithashtu ka shtuar se Sllovenia është vendlindja e Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke e sjellë këtë si një arsye më tepër për zhvillimin e takimit të parë mes Trump dhe Putin në Slloveni.
 
"Sllovenia ka shprehur zyrtarisht gatishmërinë e saj. Do të ishin të mirëpritur në atmosferë të mirë", është shprehur Pahor.
 
Në qershor të vitit 2001, ish presidenti amerikan, George W Bush, takoi për herë të parë presidentin Putin në Slloveni për të diskutuar mundësitë e kompromisit për planet e mbrojtjes raketore të SHBA-ve.
 
Ndërkohë ish- presidentit Obama, e ka thyer këtë traditë pasi ka takuar për herë të parë presidentin e atëhershëm rus, Dmitry Medvedev, në Moskë.
 
Trump dhe Putin gjatë bisedës telefonike që kanë zhvilluar më 28 janar, kanë shprehur të dy dëshirën për të përmirësuar marrëdhëniet mes tyre dhe kanë folur gjithashtu për një takim të mundshëm, për të cilin ende nuk është përcaktuar një datë.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike