Dhanë vërtetime false deri në 100 mijë lekë që qytetarët të përfitonin pasaporta bullgare, pranga 3 punonjësve të njësisë Ostren dhe bashkisë Bulqizë (EMRAT)

Tre punonjës të njësisë administravite 'Ostren' dhe bashkisë së Bulqizës janë arrestuar nga policia e Dibrës nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve të disa qytetarëve me qëllim që këta të fundit të përfitonin pasaporta bulgare.

Në pranga kanë rënë: Luan Mjeshtri me detyrë administrator i njësisë Administrative Ostren njëkohësisht vëllai i kryetares së bashkisë Bulqizë, Festime Mjeshtri, si dhe dy zyrtarë të tjerë Arlin Limani me detyrë specialist i shërbimit social në njësinë administrative Ostren si dhe Fitim Balla me detyrë sekretar i Këshillit Bashkiak në bashkinë Bulqizë.

Të arrestuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shpërdoruar detyrën duke falsifikuar dokumente të Gjendjes Civile, për të pajisur qytetarë të ndryshëm, me vërtetime se banonin në njësinë administrative Ostren, me qëllim regjistrimin në shoqatën “Golloborda” dhe përfitimin e pasaportave bullgare.

Hetimet ndaj tyre nisën pas denoncimit publik ndërkohë që vërtetimet e origjinës të falsifikuara u morën duke dorëzuar fotokopje të certifikatave të banorëve nga Njësia Administrative Trebisht dhe Stërblevë e Librazhdit. Këto vërtetime shiteshin për 90 apo 100 mijë lekë (të vjetra) dhe përdoren për t’u pajisur me pasaportë bullgare të cilat përdoren për të punuar në periudha mbi 3 mujore në vendet e BE-së.

Në një njoftim nga Drejtoria Vendore e Policisë në Dibër, thuhet se ky rast ka qenë nën hetimin e strukturave të policisë. “Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, dyshohej se punonjës të njësisë administrative Ostren dhe të bashkisë Bulqizë falsifikonin dokumente me qëllim pajisjen e qytetarëve me vërtetime, në kundërshtim me ligjin".

Ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Kryetarja e bashkisë Bulqizë, Festime Mjeshtri, nuk ka bërë asnjë reagim publik lidhur me ngjarjen e arrestimeve të tre zyrtarëve të bashkisë, përfshirë edhe vëllain e saj, Luan Mjeshtri.

Luan Mjeshtri dhe Festime Mjeshtri
Fitim Balla sekretar i Këshillit Bashkiak në bashkinë Bulqizë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:58
100 mijë lekë për vërtetime false për të përfituar pasaporta bullgare! Një prej zyrtarëve të arrestuar vëllai i kryebashkiakes së Bulqizës (Foto)

1703174458_luanmjeshtridhefestimemjeshtri.jpg

Luan Mjeshtri me detyrë administrator i njësisë Administrative Ostren njëkohësisht vëllai i kryetares së bashkisë Bulqizë, Festime Mjeshtri, është një prej të arrestuarve për shpërdorim detyre si pjesë e grupit që shiste vërtetime false të origjinës bullgare në Ostren të Bulqizës. Vërtetimi shitej kundrejt 100 mijë lekëve (të vjetra).

B.V/B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë