Policia Italiane dhe zyra e Interforcë në Shqipëri përjashtohen nga hetimet për dyshimet mbi një pajisje të paligjshme përgjimi futur dhe përdorur në territorin shqiptar në kundërshtim me marrëveshjen midis policive të dy vendeve.
Këtë përjashtim e ka konfirmuar Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla në një takim me ambasadorin italian në Tiranë, Alberto Cutillo.
Takimi është zhvilluar pa praninë e mediave ndërsa zyra e shtypit pranë Prokurorit të Përgjithshëm deklaroi për mediat se “Gjatë bisedës, z. Llalla siguroi ambasadorin italian se Prokuroria në Shqipëri nuk ka në zhvillim asnjë hetim mbi veprimet e Policisë Italiane, pra as në hetimin që Prokuroria e Tiranës po zhvillon këto kohë lidhur me ekzistencën e një pajisje të dyshuar përgjuese”.
Cutillo dhe Llalla kanë qëndruar në ambientet e prokurorisë në një takim prej afro 45 minuta ku po ashtu është vlerësuar dhe roli i strukturave të përbashkëta të sigurisë italiane në shkëmbimin e informacionit me ato shqiptare.
Prej më shumë se 3 javë Prokuroria e Tiranës ka një hetim për këto dyshime por deri më tani janë administruar vetëm deklarimet e drejtuesve të policisë shqiptare dhe prokurorët nuk kanë mundur të shohin apo ekzaminojnë pajisjen, pasi atë e disponon Interforcës dhe jo policia jonë.
Këtë e ka konfirmuar dhe drejtori Policisë italiane dërguar llallës ku i shpjegon se pajisja IMSI CATHER ka hyrë në territorin shqiptar në bazë të marrëveshjes së dy policive për të trajnuar 5 oficer shqiptar.
Këto hetimet janë të hapura në prokurorinë e Tiranës prej më shumë se tre javë dhe pritet që brenda qershorit të ketë një vendimmarrje nëse do të pushohen për mungesë të ekzaminimit të pajisjes “IMSI CATCHER” apo do të kërkohet nga pala italiane t'i vihet në dispozicion Prokurorisë.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO