Pajisjet e dhuruara nga SHBA në doganën e Kakavijës, Kim: Të tregohemi të zgjuar dhe të pamëshirshëm kundër kriminelëve! Mbrojtja e kufijve, e rëndësishme për sigurinë globale

GJIROKASTËR- Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim është ndalur në Gjirokastër për një vizitë në pikën kufitare të Kakavijës. Ajo është pritur nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, e ndërsa të pranishëm ishin edhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, mes tyre drejtori i Përgjithshëm, Ardi Veliu si edhe ambasadorja e e Greqisë Sophia Philippidou.

Gjatë fjalës së saj, diplomatja amerikane tha se mbrojtja e kufijve është e rëndësishme për sigurinë globale. Kim theksoi gjithashtu se SHBA mbetet e palëkundër në angazhimin për zbatimin e ligjit në Shqipëri. Yuri Kim tha se, grupet kriminale veprojnë në mënyrë të zgjuar, e ndaj ne duhet të tregohemi edhe më të zgjuar e të pamëshirshëm kundrejt tyre, për të luftuar trafikimin e paligjshëm, qarkullimin e drogës, e kontrabandën e njerëzve.

Ndërkohë ambasadorja e Greqisë në vendin tonë Sophia Philippidou tha se pika kufitare e Kakavijës është një pikë e rëndësishme e bashkëpunimit mes dy vendeve për sa i përket luftës kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës. Sipas Philippidou siguria ndërmjet dy shteteve do të forcohet edhe më shumë kur të mund të ngrihet qendra për bashkëpunimin e Policisë dhe Doganave në pikën e kalimit kufitar.

Në këtë vizitë u vërejtën disa prej pajisjeve të dhuruara nga Qeveria e SHBA-së për Policinë e Shtetit në kuadër të Programit të Kontrollit të Eksporteve dhe Sigurisë së Kufirit. SHBA ka dhuruar disa pajisje të avancuara, cilat do të ndihmojnë në zbulimin e prezencës së lëndëve narkotike. Po ashtu janë vendosur edhe instrumente të tjera që janë shumë të domosdoshme për të zbuluar paligjshmëri të ndryshme në pikën kufitare të Kakavijës. 

1626862159_pajisje1.jpg

1626862168_pajisje2.jpg

Logjistika e dhuruar nga SHBA

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:28
Ambasadorja e Greqisë në Kakavijë: Bashkëpunimi me Shqipërinë do forcohet më tej në luftën e krimit të organizuar dhe kontrabandës

 

Ambasadorja e Greqisë në vendin tonë, Sophia Philippidou ka qenë e pranishme në pikën kufitare të Kakavijës ku ka theksuar se kjo është një pikë e rëndësishme e bashkëpunimit mes dy vendeve përsa i përket luftës kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës. Sipas saj siguria ndërmjet dy shteteve do të forcohet edhe më shumë kur të mund të ngrihet qendra për bashkëpunimin e Policisë dhe Doganave në pikën e kalimit kufitar.

"Nga të gjitha pikat e kalimit kufitar kjo është pika kryesore e kalimit nga Shqipëria drejt Greqisë anasjelltas. Gjithashtu një pikë e rëndësishme e bashkëpunimit me Shqipërinë përsa i përket trajtimit të krimit të organizuar dhe kontrabandës. Kjo vazhdon të mbetet një kufi i jashtëm i BE, ne kemi FRONTEX-in në të dy kahet e kufirit. Bashkëpunimi ynë me Shqipërinë do të forcohet edhe me tej kur ky forcim do të fuqizohet kur të mund të ngrihet qendra për bashkëpunimin e Policisë dhe Doganave në pikën e kalimit kufitar në anën e kufirit. Gjithashtu kjo do të na mundësojë shkëmbimin e informacionit në kohë reale në të dy kahet" u shpreh ambasadorja  Philippidou .

Ora 12:14
Yuri Kim nga Kakavija: Mbrojtja e kufijve e rëndësishme për sigurinë globale, të tregohemi të zgjuar dhe të pamëshirshëm kundër kriminelëve

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka qenë e pranishme ditën e sotme në pikën kufitare të Kakavijës, ku ka vënë theksin në sigurinë e kufijve, duke nënvizuar se kemi të bëjmë me sigurinë globale. Ambasadorja Yuri Kim tha se SHBA-mbetet e palëkundur duke mbështetur zbatimin e ligjit në Shqipëri. Yuri Kim tha se, grupet kriminale veprojnë në mënyrë të zgjuar, e ndaj ne duhet të tregohemi edhe më të zgjuar e të pamëshirshëm kundrejt tyre, për të luftuar trafikimin e paligjshëm, qarkullimin e drogës, e kontrabandën e njerëzve.

‘Ministër Çuçi, ambasadorja Sophia Philippidou dhe drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu është kënaqësi që jam këtu. Kufijë të siguritë nuk janë të rëndësishëm vetëm për Shqipërinë apo shtetet fqinjë si Greqi, por janë për sigurinë globale. Angazhimi i vendosu i qeverisë së SHBA-së për zbatimin e ligjit është i palëkundur është këtu tani dhe do të jetë gjithmonë. Angazhimi i vendosur i SHBA-së për forcimin e ligjit në Shqipëri është i palëkundur. Ne nuk jemi vetëm në zotimin tonë për të rritur kapacitetin tonë në këtë fushë jetike, por punojmë ngushtë me BE-në dhe Greqinë për të forcuar sigurinë e kufijve.  Mbrojtja e kufijve nga qarkullimi i drogës, dhe kontrabandës së njerëzve është i rëndësishëm për sigurinë. Konfiskimet e fundit në kufij janë një tregues i mirë dhe pajisjet që kemi dhuruar kanë shërbyer. Policia kufitare duhet të punoj së bashku me agjencitë e tjera të ligjzbatimit nëse duam të luftojmë elementët kriminale. Trafikimi i armëve, tregtitë e paligjshme i lidh diçka e përbashkët drejtohen nga kriminelë që janë të zgjuar dhe fuqishëm, prandaj në duhet të jemi më të zgjuar dhe pak më të pamëshirshëm. I nxisim agjencitë ligj zbatuese që të punojnë krah për krah në luftën kundër trafikimit të paligjshëm. SHBA do të vazhdojë që të qendrojë krah jush, në luftën kundër krimit dhe terrorizimit.’- tha më tej ambasadorja Yuri Kim.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat