Pajtim Bello: Albpetroli, një
“çek i bardhë” për qeverinë
Ish-zëvendësministri i Ekonomisë, Pajtim Bello, deklaroi dje për median se privatizimi i Albpetrolit në formën aktuale, me shitje 100 për qind të aksioneve, është i pajustifikuar ekonomikisht, por dhe ligjërisht.
TIRANE- Me shitjen e gjithë aksioneve të ndërmarrjes së fundit shtetërore të naftës një subjekti privat, ligjërisht hidhet një hap i gabuar, sepse fushat e dhëna në marrëveshjet koncensionare të Albpetrolit quhen të privatizuara. Pra, quhen të privatizuara si asete, që janë dhënë në përdorim edhe fushat, por nuk janë shitur fushat, siç shiten në këtë rast. Ka deklaruar kështu dje për Top Channel ish-zëvendësministri i Ekonomisë Pajtim Bello, një njohës i mirë i procesit të privatizimeve në vend.
STRATEGJIA"E parë në tërësi, është e pajustifikuar dhe nuk ka asnjë lloj arsye që të bëhet ky privatizim, përveçse të mendojmë që në këtë privatizim ka disa lloj prapaskenash, të cilat shqiptarët do t'i shohin gradualisht, në procesin e privatizimit. Kjo, pasi të gjithë e morën vesh që është i vetmi rast, kur do të shiten 100 për qind të aksioneve, sikurse nuk ka ndodhur kurrë në sektorin strategjik", tha Bello.
KONTROLLI Pak ditë më parë, ministri i Ekonomisë, Nasip Naço, deklaroi se shteti nuk mund të kontrollojë marrëveshjet ekzistuese koncensionare, të dhëna për vendburimet e naftës. Pajtim Bello tha se, pas kësaj deklarate, ministrit dhe qeverise nuk i mbetet tjetër, veçse të japë doreheqjen.
"Të deklarosh një gjë të tillë, duhet të pranosh se ke humbur kontrollin në fushën që drejton, pra vetë ministri e ka humbur, por e ka humbur edhe qeveria. Kontrolli humbet në dy raste, ose kur ministri është i paaftë, ose kur trysnia politike dhe interesat që rrinë pas politikës janë shumë të forta. Mund të ndodhin të dyja, të koordinuar këta faktorë dhe, me sa duket, në këtë rast janë edhe paaftësia, edhe trysnia politike", tha Bello.
DYSHIMET Sipas Bellos, shitja e Albpetrolit pa specifikuar vendburimet është një rast pa precedent, që lidhet me prapaskena politike apo përfitime të dyshimta.
"Siç u pa në Kuvend, u votua një aneks, në një letër të bardhë, pra një aneks i pashkruar, që shtohej në ligj, aneksi C. Këtu kulmon një degjenerim politik institucional i maxhorancës dhe i vetë Parlamentit, sepse është si t'i japësh një çek të bardhë dikujt që ta përdorë. Aneksi C është një çek i bardhë për ministrin, për qeverinë apo për dike, që pret të marrë 100 për qind të aksioneve të Albpetrolit", tha Bello.
CMIMIMe një Vendim të Këshillit të Ministrave, vlera e 100 për qind të aksioneve të kompanisë shtetërore të naftës Albpetrol, shpallej në masën totale prej rreth 94.5 milionë eurosh. Kjo shifër është shumë më e vogël se të gjitha vlerësimet e bëra nga vendasit e nga ndërkombëtarët. Por, qeveria ka thënë se blerësi do të fitonte edhe të drejtat që lindin nga marrëveshjet koncensionare të lidhura nga Albpetroli në emër të shtetit, që rritin vlerën e kompanisë.
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.4%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7884
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre
24 Nëntor, 18:20
-
VIDEO/ Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez merr nëpër gojë Shqipërinë! Gënjen publikisht për votat e 'Topit të Artë'
24 Nëntor, 18:17
-
Mirela Kumbaro për 'Radio Evropa e Lirë': Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
24 Nëntor, 18:13
-
Rusia emëron ambasador të ri në SHBA, ja kush është Aleksandër Darchiev
24 Nëntor, 18:07
-
Spahiu: Protesta e PD me autobusë nga fshatrat dhe sufllaqe me vete nuk mirëpritet në Tiranë nga qytetarët! Berisha i refuzuar nga militantët
24 Nëntor, 18:07
-
Rusia: Administrata amerikane në largim bën gjithçka për të minuar planin e Trump për paqe në Ukrainë
24 Nëntor, 17:52
-
Bisedë telefonike mes Putin dhe Erdogan, Kremlini: Në qendër të bisedës ishte rritja e tregtisë mes dy vendeve
24 Nëntor, 17:45
-
Spahiu: Altin Dumani me daljen në media sfidoi hapur presionet politike dhe mediatike! Ka fituar besimin e publikut dhe kanë qenë të suksesshëm
24 Nëntor, 17:37
-
VIDEO/ Liverpool vuan dhe fiton 2-3 kundër vendit të fundit, 'arratiset' +8 nga Man. City
24 Nëntor, 17:33
-
GOLAT/ 'Faraoni' Salah nderon Liverpoolin, nis shkëputja në krye të Premier League! Luhet Ipsuich - Man. United
24 Nëntor, 17:31
-
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e Trump
24 Nëntor, 17:30
-
Kosovë/ Ministri i Financave akuzon Prokurorinë Speciale se po lufton Kurtin e motivuar politikisht
24 Nëntor, 17:21