Pajtim Bello: Drejtori politik
la 271 mln euro borxh

Pajtim Bello: Drejtori politik<br />la 271 mln euro borxh
TIRANË - Ish-zv/ministri i Energjitikës, Pajtim Bello ka qenë sot në mbrëmje i ftuar në studion e "A1 Report" për të analizuar situatën energjitike në vend.

"CEZ ka sot 271 milionë euro borxh, një borxh që s’ka qenë kurrë, një humbje 50% a më shumë. PD e ktheu gjithë CEZ Shpërndarjen në organizatë politike, emërime rrënqethëqse, pa asnjë lidhje me energjitikën. Të vinte turp t’i dëgjoje. Ish-fetar, drejtor i shpërndarjes së një qarku meqë kreu i PD dhe vinë këto rezultate që po flasim", theksoi Bello.

Sipas tij, "ERE duhet të përcaktonte përgjegjësitë e dështimit. Ende nuk dihet situata e kësaj kompanie dhe ndërkohë që flasim Sahit Dollapi ripropozoi një privatizim. Vetë Sahit Dollapi si kryeadministrator, Ministria e Energjitikës nuk hodhën asnjë hap, që shteti të shkonte në gjyqin ndërkombëtar ku e ka hedhur CEZ. Edhe pse u përzgjodh një kompani për të na përfaqësuar askush s’u mor me këtë kompani".

A mund të privatizohet më CEZ?

"Pa zgjidhur një problem të parë në gjyq, se s’është i zgjidhur statusi, privatizimi do ishte gabim më i rëndë se ai i PD. Kompania duhet të kthehet në një gjendje të menaxhueshme, e pastaj përgatitjet për privatizim", shpjegoi Bello.

A do t'ia dalë qeveria Rama?
"Me masa të rrepta qeveria do t’ia dalë. Kam besim. Duhet të kalojë çdo gjë në fill. Duhet të shmangen lidhjet e paligjshme, vjedhjet. Duhet një aksion jo vetëm i CEZ, ERE, por duhet të përfshihet gjithë shteti, ne si konsumatorë, gjithë shoqëria"- u përgjigj ish-zv/ministri Pajtim Bello.

"Nuk mund  të qëndrosh me idenë se do importojmë. Blejmë energjinë me çdokusht pavarësisht se çfarë do të ndodhë. Kjo ka qenë gjëja më e keqe, që është bërë", kritikoi Bello politikën e ish-kryeministrit Berisha në energjitikë.

Sa kohë do duhet të rimarrë veten CEZ?

"Ky plan veprimi do 2-3 vjet. Efeketet e para do ndihen në 1 vit, të arrijmë të paktën vetëfinancim të sistemit".

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë