Pajtim Bello: Po me Çolen ç’pati ky njeri?!

Pajtim Bello: Po me Çolen ç’pati ky njeri?!

Sali Berisha

Të thuash se Saliu nuk gjente dot fjalë për të  shfryrë inatin ndaj deputetes Ina Zhupa dhe legjitimëve brenda godinës së PD duket e pabesueshme. Fjalori i vet ka një zhargon sharjesh si akush tjetër aq sa mund të ndotij një taborr të tërë. Me Ina Zhupën nuk mund ti mprehte qetë se ku Ina e ku Saliu; do të ngjante si betejë mes shtrigut dhe xixëllonjës. Për të dalë nga kjo grackë mendoi se mund ta shpëtonte një ironi e nivelit të sarkazmës.

Pa u menduar dy herë nxitoi të ironizojë bashkërisht Ina Zhupën edhe Çolen e Vlorës. Nga deliri ai kujton se i lejohet të ironizojë këdo e kur të dojë. Në mungesë të thellë respekti ndaj njerëzve dhe me arrogancë, pa pikën e etikës e të kulturës guxon të shkelë mbi qytetarët e Çoles. Çolja e Vlorës, për Saliun, qenka personifikim i objektit të përshtatshëm për tu shprehur me ironi apo sarkazëm?! Dikush duhet ti kujtojë këtij njeriu se atë lagje të qytetit të Vlorës e kanë themeluar familje vlonjate me rrënjë. Në periudhën qershori 1944-mars 1945, u vendosën familje të vëllezërvë nga Çamëria të shpërngulur prej genocidit grek ndaj tyre. Më vonë u popullua dhe u bë kjo që është sot, kur i ra për pjesë që të ironizohet nga Sali Berisha. Të gjithë janë shqiptarë e bij shqiptarësh brez pas brezi, të cilët kanë dhënë për Vlorën dhe Shqipërinë. Madje për Shqipërinë do të thoshja më shumë se sa disa shqiptarë që e heqin vehten si të dorës së parë, ku duket se fut vehten edhe Saliu. Ka gjetur vendin dhe njerëzit e gabuar për të shfryrë dufin e vet. Është gabim shumë i rëndë. Nuk do ta bënte asnjë njeriu radhiko pa lere më ish Presidenti, ish Kryeministri ynë deri dje dhe që kërkon të kthehet prapë. Po përse vallë shkeli në dërrasë të kalbur? Thonë se gjuha vete ku dhëmb dhëmbi! Kjo shprehje duket se spiegon këtë lajthitje jo të lehtë. Saliu më Vlorën dhe me Çolen ka përjetuar një histori, histori që i është kthyer në makth dhe bashkudhëtojnë paprerë. Çolja është e Vlorës apo më shkopqur Çolja dhe Vlora kanë qenë e janë një si edhe në atë histori që kaq keq sëmbon e trazon Saliun.

Kujtoi se Ina Zhupa ia solli në shteg që ti gjuante dhe te shfrynte pak prej atij mllefi që mban së brendshmi. Nuk vonoi dhe gjuajti. Gjuajti por gaboi, se iu kujtoi vlonjatëve se Saliu është ai që ka qenë atëhere, bajlozi i shkurtit 1997. Urrejtja e tij nuk është fashitur por, dita për ditës, është shtuar e ashpërsuar. Banorët e Çoles e të Vlorës, në atë histori, nuk i patën asnjë faj Saliut. Ishte ky që iu hyri në hak: kur furgonët me njerëzit e besuar të tij grabitën paratë e popullit,  kur urdhëroi që t’iu priste gjuhën dhe ti detyronte të heshtnin, kur iu dërgoi forcat special për ti dhunuar, për ti turpëruar dhe për t’iu shkelur krenarinë brenda shtëpisë së tyre, si askush tjetër në historinë e lavdishme të Vlorës. E ç’ faj i patën këta banorë të trevës patriotike të Vlorës kur Sali Berisha nuk iu la rrugë tjetër përveçse për tu përballur?! U përballën dhe e shtrinë për tokë bajlozin dhe i përzunë me turp ushtarët e tij. Njeriu që nuk e përtyp humbjen e ruan atë nën dhëmballë dhe nuk humbet rastin të shfryjë ndaj ayre që “i ulën hundën” dhe e turpëruan botërisht.

Thashë në fillim se ka gabuar rëndë, por bëri mirë se të na solli në vëmëndje një histori që zoti mos na i pruftë më! Çolja dhe Vlora janë aty ku i ka hedhur i madhi zot dhe do të jenë aty për jetë e mot. Krenarinë, trimërinë dhe diturinë e tyre nuk iua ka cënuar askush; pushtues apo diktator. Shumë shumë i kanë ardhur anës e anës por nuk i kanë mposhtur dot. Shumë është lodhur edhe Saliu por nuk ia doli dot as kur dërgoi ushtarë e mercenarë, pa lere tani me ironi e barcaleta!

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vala: 16/12/2021 19:24

    Na dergo edhe kokepalaret nga maqedonia, kosova e mali i zi. ne i zume rober, iu dhame buke e rroba dhe i percollem si njerez. Ky eshte sali krimineli qe na ironizon ne te Coles. Po ai eshte ehpellar nga vicidoli dhe nuk di cgare eshte nderi, qytetaria dhe fisnikeria. Vala

    Përgjigju
  • Lumi i Vlores: 16/12/2021 12:50

    E gjeti me ke ta krruaje ky Saliu.Njehere na i futi kur Afrim Jupi kendoi kenge per Saliun dhe Garmos Pashkon. Na i kaloi ujin nen rrogos dhe ne ia kthyem reston. Tani lodhet kot eshte kohe tjeter dhe fuqite e tia jane tw shteruara. ironite ti mbaje per vehte, nuk ia kemi ngene te merremi me te. Lumi i Vlores

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Aksident në Fushë Milot, 38 vjeçari me makinë përplaset me 2 mjete! Tre pasagjerët e njërës prej tyre përfundojnë në spital

Aksident në Fushë Milot, 38 vjeçari me makinë përplaset me 2 mjete! Tre pasagjerët e njërës prej tyre përfundojnë në spital