Pak biografi për mjeshtrin e baletit Agron Aliaj

Me një karrierë 50-vjeçare si koreograf, mjeshtri i skenës shqiptare, Agron Aliaj njihet si krijuesi i baletit të parë shqiptar. Ai ka qenë pjesë e një plejade që ngriti shkollën e baletit, ndërtoi teatrin, trupën e baletit, dhe kjo ishte në saj të asaj ëndrre që pati që në fëmijëri për vallëzimin. Dora e mjeshtrit të baletit ndjehet në çdo pjesë të operas; ai ka vënë në skenë një sërë veprash botërore dhe kombëtare. Duke filluar që nga baleti "Delina", "Hajria", më vonë "Cuca e maleve", krijohet një repertor i gjerë i baletit kombëtar. Vuri në skenë kryeveprat e baletit botëror si "Liqenin", "Don Kishotin", "Arrëthyesin". I është dashur një sforcim dhe kontribut shumë i madh për t'i rivënë këto vepra klasike, të cilat i mungonin skenës shqiptare prej vitesh. Në karrierën e tij artistike pasi ka mbaruar për balet klasik në shkollën më të mirë të baletit, në Moskë, u përkushtua si kërcimtar dhe pastaj si koreograf, duke i vënë rëndësi krijimtarinë kombëtare, veprave kombëtare. Ai ka shfaqur një devotshmëri personale për të krijuar vepra kombëtare të bazuara në letërsinë e kombit tonë, të bazuara në muzikën e kompozitorëve shqiptarë duke , nga Çesk Zadeja, Nikolla Zoraqi, Limoz Dizdari, Tonin Arapi etj.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike