Në prag të Lojërave Olimpike Dimërore ku Shqipëria shpreson të përfaqësohet sa më denjësisht me Lara Colturi-n, lajmet që vijnë për skiatoren nuk janë të mira. Skiatorja nuk ia doli të renditej në fundjavë në garën e Çekisë, pasi nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Burime thotë se Lara Colturin e kushtëzoi temperature, që ka qenë prezente prej shumë ditësh. Që prej garës së Italisë dhe kjo ka shqetësuar një prej sponsorave të saj, që pas garës në Çeki ka nxituar të bëjë disa kontrolle. Fatmirësisht për 19-vjeçaren nuk ka asgjë shqetësuese, ndërsa ditët e fundit ka qenë duke pushuar.

Për shkak të kësaj situate Colturi nuk do të marrë pjesë të premten në ceremoninë e dorëzimit të Flamurit nga presidenti në Tiranë. Një ceremoni që do të nisë në orën 18:00 në Pallatin e Brigadave.