Pak ditë para afatit të licensimit, situatë kaotike në futbollin shqiptar

31 korriku sipas të gjithë gjasave do të jetë një ditë shumë e rëndësishme për futbollin shqiptar. Kjo pasi në këtë datë është afati i fundit ku klubet e Superligës që rezultojnë me borxhe duhet të paraqisin një zgjidhje në FSHF, në të kundërt rrezikojnë të humbasin licensimin.

Bëhet fjalë për Tiranën, Flamurtarin, Luftëtarin dhe Vllazninë, të cilat rezultojnë me broxhe ndaj palëve të treta. Si të mos mjaftonte kjo, situata rëndohet akoma më shumë kur nga e marta Luftëtari është pa aksioner, ndërsa e ardhmja e Skënderbeut është një enigmë e vërtetë pas lënies në fuqi nga CAS të dënimit të UEFA-s.

Te klubi korçar ka nisur eksodi i lojtarëve, ndërsa aktualisht është edhe pa trajner. Gjithsesi këto janë shqetësimet më të vogla në një kohë kur dënimi i lënë në fuqi me 10 pjesmarrje përjashtim nga UEFA qëndron si një shpatë mbi kokë, pasi edhe FSHF sipas gjasave do të marrë masa ndaj korçarëve.

Momentalisht vetëm Tirana ka dhënë shpresa jete për 31 korrikun, ndërsa duke parë situatën e Flamurtarit, Vllaznisë dhe ndonje klubi tjetër mund të kërkohet shtyrja e afatit. Gjithsesi FSHF-ja këtë herë e ka të vështirë të tolerojë, pasi UEFA po monitoron me kujdes situatën.

Në këto kushte më 24 gusht rrezikon të fillojë një kampionat ku në garë do të jenë vetëm 4 ose 5 skuadra. Me gjasë, ndoshta me shumë dhimbje, edhe këtë vit mund të gjendet një zgjidhje, por e sigurtë është se futbolli shqiptar po lëngon dhe fundi i tij pa ndërhyrjen e shtetit është i paralajmëruar.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë/ Përplasen 'kokë më kokë' dy veturat, plagosen në aksident 2 shoferët dhe pasagjeri (VIDEO)

Lezhë/ Përplasen 'kokë më kokë' dy veturat, plagosen në aksident 2 shoferët dhe pasagjeri (VIDEO)