Dekorimi, Rita Ora rrëfen si e sheh Naim Frashërin! Koncert me vajzat e për vajzat, mesazh dhe për politikën? Artistja: Të duam historinë, duke bërë përpara

Nga takimi në lice me artistët që rriten, tek biseda me mediet, koncerti i hapur i Rita Orës në Sheshin “Skënderbej”, mbrëmjen e sotme po afron... Rikthehet për të tretën herë në Shqipëri në kuadër të Javës Kulturore Britanike, e thotë se i është mirënjohës këtij vendi, pavarësisht se fillimet e saj nuk kanë qenë të lehta.

“Jam e privilegjuar që jam sërish këtu për të performuar dhe mbështetur punën e jashtëzakonshme që këta zotërinj janë duke bërë. Dhe dua të falënderoj krye bashkiakun, meqenëse është një vit ku ne festojmë 100-vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri-Britani. Dua të theksoj se sa e rëndësishme është që vijmë të gjithë së bashku jo vetëm për të festuar rininë, por edhe për të gëzuar mbi muzikën që do të dëgjojmë sot. Dua të theksoj se nuk e marrë për të mirëqenë të kesh mundësinë për të bërë diçka të tillë për rininë. Dhe e ndiej se si Ambasadore e (UNICEF) është detyra ime të nënvizojë ato faktorë që kanë rëndësi në të ardhmen tonë. Është shumë frymëzuese të shohësh talentet që ia kanë dalë në fushën tonë përgjatë këtyre viteve të fundit. Mendoj se është shumë e rëndësishme, të theksoj se ëndrrat mund të bëhen realitet pavarësisht vendit nga vjen”, shprehet artistja Rita Ora.

Në këto dalje publike këngëtarja e shoqëruar nga prindërit, thotë se dashurinë për Shqipërinë, traditat, gjuhën e deri edhe ushqimin e ka të kultivuar prej tyre. Ndërsa kanë kaluar pak orë nga dekorimi i saj me titullin “Naim Frashëri”, të shoqëruar edhe me replika, artistja rrëfen se ç’do të thotë për të ky titull, dhe vetë figura e Naim Frashërit.

“Titulli është një vlerësim shumë i madh. Nuk mund ta besoj që emri im të jetë përkrah një emri të madh historik. Dhe kjo ishte një surprizë shumë e madhe për mua. Më bën  të ndihem krenare dhe falënderuese për një mirënjohje të tillë” shprehet Rita Ora.

Me në krahë të tjerë këngëtarë që bashkojnë shqiptarinë përmes muzikës, si Semi Jaupaj, Ronela Hajati, Kida dhe Efi Gjika, performancat e mbrëmjes së sotme që nis prej orës 20:00, shkojnë përtej argëtimit.

“Sot do të ketë festë, por unë dua të flas se sa e rëndësishme është të ndalim në disa ngjarje. E di se sa e vështirë është, ajo që ngjarje traumatike që ndodhi disa javë më parë (përdhunimi i një vajze 11-vjeçare në Kosovë). Ndaj është shumë e rëndësishme mënyra se si ne i rrisim fëmijët tanë. T’u japim atyre mundësinë të respektojnë gratë dhe të na trajtojnë ne në mënyrë të barabartë. Dhe të na japintë drejtën të mos shqetësohemi kur ecim në rrugë. Dhe shpresoj vërtetë se prindërit do të ndërgjegjësohen për faktin se vetëm e ardhmja e vendit mund ti ndihmojë vërtetë gratë... I shpreh familjes keqardhjen time dhe u uroj atyre shumë fat”, shprehet ndër të tjera artistja

Nisur nga ngjarjet e fundit të dhunës ndaj grave e deri edhe fëmijëve, Rita Kërkon të përçojë një mesazh sensibilizues nga vajzat dhe për vajzat, por a shkon ky mesazh edhe për faktorin politikë, për të forcuar strukturat sociale e ligjore?

“Mendoj se është shumë e rëndësishme ky “rreshtim” femëror,  për të treguar forcë, por edhe unitet. Por gjithashtu mendoj se është tepër e fuqishme kur një grua tregon se është nën kontroll të karrierës së saj, për të rinjtë që e ndjekin. Dhe mendoj se mesazhi është shumë i madh, pra ka shumë punë për të bërë për të respektuar historinë, traditat e vendit tonë, por duke u përpjekur të gjejmë rrugën t’i shohim me qasjen e ditëve të sotme. Pra, prandaj kjo shfaqje me gra do të jetë diçka e fortë”, thotë më tej.

Në pritje të albumit të ri mbi të cilin është duke punuar, lë të hapur mundësinë e bashkëpunimit me të tjerë artistë shqiptarë. Ndonëse rrëfen se kapitulli i radhës për të, do të jetë i përqëndruar tek kinematografia.

Ndërsa sa i përket martesës së saj me regjisorin Taika Waititi, nuk jep shumë detaje, por as nuk e fsheh lumturinë.  

“Jam shumë shumë e lumtur, kaq mund t’ju rrëfej”, rrëfen Ora.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:21
FOTOLAJM/ Portreti i Rita Orës në Tiranë, artisti nga Kosova e realizon me grurë, oriz dhe misër

1662488209_c0b55ea0d7f0431abc1a575d77e51ce5.jpg

Pak para koncertit të Rita Orës në Tiranë, artisti nga Kosova Alkent Pozhegu ka realizuar portretin e këngëtares në sheshin Skënderbej. Në fotografinë e publikuar nga Florion Goga, duket se portreti është realizuar me grurë, oriz, fara luledielli, misër dhe thjerrëza.

Ora 16:03
Bashkëpunim me Dua Lipën, Bebe Rexhën dhe Ava Max? Përgjigjet Rita Ora: Do të ishte ëndërr për mua! Ne kemi shumë talent

1662473179_64005c878ce487800.png

Rita Ora dhe Dua Lipa janë 2 shqiptaret që po korrin sukses në botë, por janë përfolur shumë për marrëdhënien e tyre. Pak orë para koncertit që do të mbajë mbrëmjen e sotme në Tiranë, Rita Ora u pyet për mundësinë e një dueti me artistet e tjera shqiptare.

Shpesh është kërkuar nga fansat që të bëhen bashkë Dua Lipa, Bebe Rexha, Rita Ora dhe Ava Max. Këngëtarja Rita Ora tha se të gjitha kanë axhendë të ngjeshur por do të jetë gati kur të vijë koha për të sjellë një hit.

“Kur unë fillova në 2011 në 2012 u ndjeva se kisha shumë më shumë presion për ta futur vendin tim në hartën globale dhe mendova që jam e vetmja në atë kohë. Tani jam e çliruar që kam shumë më shumë nga vendi im në fushën time por edhe në fushat e tjera.

Ne kemi shumë talent si ato që përmende, dhe do të ishte një ëndërr për mua që një ditë që të bëhemi të gjitha bashkë, në kohën e duhur. Të gjitha ka axhendën e ngjeshur, po në kohën e duhur, por mua mund të më llogarisni (po)”, tha Rita. 

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • emri: 07/09/2022 02:01

    se cfare lidhje ka kjo me Naim frasherin ne gjoks nje zot e di. kjo mban gje tjeter ne gjoks. bastardohet kultura e vertet me keto shkaravina qe vec muzike nuk e quan dot. gjithsesi mbas 20-30 vitesh do themi ec mo se nje hajvan qe i ra radha per president ja dha si gjithe te tjeret ... koqja president sigurisht qe nuk e ka idene e teksteve te kesaj (shpresoj te dije te pakten ate tekstin me te famshem te Naimit) po se mos e vret mendjen njeri aty.

    Përgjigju
  • Mala: 06/09/2022 15:41

    Rita eshte artiste dhe ka ndjnja me te fuqishme,Por, edhe ne te zakonshmit,po habitemi nga shemtia e ketij niveli,kur nje 11-vjeçare per 2-3 muaj dhunohet nga mbi 50 persona dhe per kete nuk di shteti e as prokuroria, gjyqesia e policia,apo ndoshta, gjithe sistemi administrativ fsheh kete shemti,per te "pushuar"nga problemet e nivelit te egersise banale.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë