Report Tv ka siguruar foton e autorit që dhunoi biznesmenin libanez, Fadi Mitri 16 ditë më parë në kryqëzimin e Laknasit në Tiranë.
Pas aksidentit të improvizuar, autori ka zbritur nga makina dhe ka dhunuar investitorin libanez duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë dhe në pjesët e tjera të trupit.
Makina e autorëve është një Volksagen Tuareg i zi me targa italiane, ndërsa duket edhe dëmtimi që ka pësuar në krahun e djathte si pasojë e përplasjes me makinën e libanezit.
Biznesmeni deklaroi se ishte dhunuar me shkop bejsbolli, ndërsa kjo gjë vërtetohet edhe nga fotoja e agresorit duke dalë nga makina pas aksidentit.
Në makinën e agresorëve kanë qenë dy persona, pasi njëri nga zbritur për të dhunuar libanezin, ndërsa tjetri duket nga fotoja, pasi ishte ulur në vendin e parë.
Fotoja është bërë nga gruaja e biznesmenit Fad Mitri, prokuroria dhe policia vazhdojnë hetimet për të vendosur autorët para drejtësisë, ndërsa i vetmi i dyshuar deri tani është Skënder Kraja.
Pas dhunimit investitori libanez me pasaportë amerikane u tërhoq nga investimi në Gjirin e Lalzit me vlerë 450 mln Euro, ndërsa u largua nga Shqipëria së bashku me familjen.
Prokuroria vendosi sekuestro mbi sipërfaqen prej 45 mije metrash katrore ne Gjirin e Lalzit, ku do te ndërtohej kompleksi turistik.

(Në rreth të kuq, autori i dhunimit të libanezit Fad Mitri)
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com