Paketa anti-KÇK/ Kryemadhi: Rama synon të mbajë peng SPAK dhe BKH! E ka lakun në fyt, kërcënoi dhe bashkëpunëtorët e tij

Kryetarja e LSI ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama ka prezantuar paketën anti- KÇK. Kryemadhi tha se u ndje e zhgënjyer nga fjalimi i kryeministrit Rama. Kryemadhi tha se kreu i qeverisë kërcënoi edhe bashkëpunëtorë të tij brenda PS-së, pasi sipas saj laku i ka ardhur në fyt.

Deklarata e plote e Kryemadhit

Si gjithmonë zhgënjimet e njëpasnjëshme sa vijnë dhe shtohen. Mendova që pas vizitës së tij në Las Vegas do të vinte me një iluminim të imazhit të tij, por përkundrazi, erdhi më i lodhur sesa iku.
Ajo që më bën përshtypje është që, absolutisht nga prezantimi i Kryetari i Bashkisë së Kamzës që ishte më dinjitoz dhe më karizmatik sesa kryeministri në ikje i yni.
Megjithatë, në kuadrin e lodhjes së tij të vazhdueshme dhe të dështimit të tij të vazhdueshëm, nuk shikojmë gjë tjetër, por vazhdojmë shikojmë sesi demaskohet çdo ditë dhe më shumë kapësi dhe sabotuesi kryesor i Reformës në Drejtësi që mbas datës së 21-22 Korrikut të 2016-s. Çdo ditë dhe më shumë, për sytë dhe shqiptarëve dhe sytë e dashamirësve shikohet sesi sabotuesi kryesor, sesi shkatërruesi kryesor i Reformës në Drejtësi vazhdon që të sabotojë çdo ditë dhe më shumë reformën dhe të shkelë Kushtetutën.
Krijimi i policisë politike, asaj që na lançojë kryeministri në ikje, kryeministri ynë i lodhur dhe ai që mund të themi i kapur nga krimi i organizuar, vazhdon dhe provokon.
Sot që ngrihet SPAK dhe Byroja e Hetimit, që për më shumë se 2 vitesh është mbajtur peng nga Edi Rama dhe grupi i tij, sot ai na lançon KÇK e famshme, policinë politike të tij. 
Deri më sot kemi pasur një polici që ka qenë avokate e ethshme, avokate me një dashuri të jashtëzakonshme për krimit të organizuar, për bandat kriminale, për grabitësit e pronës publike, për koncesionarët, për oligarkët, por kemi pasur një polici persekutore të qytetarëve dhe tradhtare të aksioneve të partnerëve tanë ndërkombëtarë përsa i përket trafikut të drogës dhe krimit të organizuar. Kemi parë sesi tradhtoheshin, sesi spiunoheshin aksionet e partnerëve tanë ndërkombëtarë. 
Kemi parë sesi rrihen dhe sakatohen investitorët e huaj dhe më pas rrahësit e dhunuesit hanë dhe pinë me drejtues të qeverisë shqiptare. Kemi parë sesi nxirren në 5 të mëngjesit fëmijët nga shtëpitë e tyre me gaz lotsjellës, në mënyrë të tillë që mbi rrënojat e shtëpive të tyre që janë ndërtuar me gjak dhe me djersë, të ngrihen kullat e oligarkëve, të kriminelëve dhe të trafikantëve të drogës. 

Kemi parë se si kjo polici jo vetëm që tradhton kolegët e saj, të cilët janë në luftë me bandat dhe kriminelët, por përkundrazi po e kthen sistemin e sigurisë shqiptare tashmë në një sistem politik. Ajo që dua të them dhe që dua të theksoj është se me veprimin e sotëm, që Rama kërcënoi dhe deputetët e bashkëpunëtorët e tij që kush nuk voton këtë ligj do të përjashtohet nga Grupi Parlamentar tregon haptas orientimin përfundimtar që Edi Rama po i jep Shqipërisë dhe shqiptarëve për t’i çuar drejt një vendi diktatorial dhe për të patur një kopje të shëmtuar të shumë vendeve të tjera.
Shikojmë sesi një polici e tillë dhe se si një ligj i tillë vendoset në mënyrë paralele për të shkatërruar provat për byronë e hetimit dhe SPAK-un, një polici e tillë dhe një strukturë e tillë që vendoset në mënyrë paralele për të penguar hetimin e veprave korruptive të Edi Ramës, të cilat i dalin jo vetëm në ëndërr, por nuk e lënë të flejë. Duke filluar që me koncensionarët e famshëm dhe më pas në të gjitha projektet e tij korruptive të cilat kanë kaluar në një Parlament ilegjitim.
Ajo që të bën përshtypje është që tashmë që Edi Rama e ka kthyer Shqipërinë në një Kolumbi të Europës, në një bazë të trafikut të Europës, ajo që Edi Rama sot lançoi me një dashuri e cila ishte një interpretim shumë i lodhur dhe jo profesional, e cila po bën çdo ditë edhe më shumë të me zhgënjejë për profesionalizmit e tij si student i Akademisë së Arteve dhe pedagog i Akademisë së Arteve bën që çdo ditë edhe më shumë të shikojmë vështirësinë në të cilën ai po ndodhet dhe laku po i shtrëngon fytin çdo ditë edhe më shumë.
Dëgjonim sesi vendoste dhe se si kërkonte të hidhte parfum në gropën e ujërave të zeza të koncesioneve, skenari i grabitjes së pronës së shqiptarëve, skenari i grabitjes së parave të shqiptarëve nëpërmjet koncesioneve të cilat nuk janë gjë tjetër veç se janë kthyer në një lavatriçe të pastrimit të parave të drogës. 
Sot Edi Rama kërkonte të na i shpaloste si një projekt të jashtëzakonshëm dhe ku kërkonte të gjente dhe armiq brenda radhëve të tij. Koorporata e Investimeve Strategjike që nuk është gjë tjetër veç se grabitje e pronës së shqiptarëve për ta dhënë e për ta çuar drejt investimeve që vijnë me paratë e drogës dhe para me drejtime të panjohura. 
Mungesa e sigurisë juridike për investitorët e huaj, mungesa e sigurisë për investitorët e huaj por edhe investitorët brenda. Nuk dëgjuam të fliste një fjalë për to, por dëgjuam sesi koncesionet ishin një projekt i jashtëzakonshëm. Ajo që të bën përshtypje nuk dëgjuam se zoti Rama po i kërkon Bankës së Shqipërisë një rregullore ku për të mbuluar dhe për të justifikuar koncesionet të cilat nuk dihen se me çfarë parash janë, kërkon të vendosë kolateral paratë e shqiptarëve por që do të merremi në vazhdim me këtë skemë mashtrimi dhe grabitje të parave të shqiptarëve. 
Nuk dëgjuam Edi Ramën të fliste për buxhetin e shtetit sesi ka falsifikuar tabelat e buxhetit faktik ku tregon sesi ai ka një buxhet të realizuar por në fakt nuk tregon sesi mbi 1 miliardë lekë nuk derdhen në buxhetin e shtetit sesi mbi 25 % e TVSH nuk mblidhet në buxhetin e shtetit dhe ku shkon dhe ku përfundon. 
Dëgjuam një Kryeministër të cilin sot mbi 2 orë e dëgjuam që bënte monolog me veten e tij pasi nuk ka më shqiptarë që ta dëgjojë sepse ku do që do të shkojë do ta thërrasin Rama Ik, ashtu siç ai e dëgjoi në stadiumin “Qemal Stafa”, ashtu siç po thërrasin në të gjitha stadiumet por tashmë nuk i ka ngelur gjë tjetër vetëm të flasë me bashkëgrabitësit dhe me bashkëfajtorët që e rrënuan këtë vend. 
Ajo që është e vërteta dhe që nuk e mohon dot as Edi Rama askush tjetër është që minutat e tij po mbarojnë por ne nuk duhet të lejojmë që duke mbaruar minutat e Edi Ramës të mbarojnë dhe minutat e shqiptarëve. 
Faleminderit


Lajmi kryesor:

PD dhe LSI kundër planit anti-KÇK: Tentativë për të bllokuar SPAK e BKH!


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë