PD dhe LSI kundër planit anti-KÇK: Tentativë për të bllokuar SPAK e BKH!

TIRANE- Kanë ardhur reagimet e para nga opozita jashtë parlamentare për sa i përket planit anti KÇK të prezantuar ditën e sotme nga Kryeministri, Edi Rama. E para që ka reaguar ka qenë Partia Demokratike, ku me anë të nënkryetarit Edmond Spaho e ka quajtur këtë plan si një tentativë për të bllokuar ngritjen e SPAK dhe BKH-së. 

Ndërsa të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi. Ajo tha se kreu i qeverisë kërcënoi edhe bashkëpunëtorë të tij brenda PS-së, pasi sipas saj laku i ka ardhur në fyt.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:41
Gazmend Bardhi: Rama po minon SPAK, i merr kompetencat me KÇK-ën (VIDEO)

Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, me anë të një deklarate për mediat ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Rama për sa i përket planit të prezantuar ditën e sotme kundër grupit KÇK. Sipas Gamend Bardhit, Rama është armik i SPAK-ut dhe pikërisht në një kohë ku po ngrihet SPAK sipas Bardhit, Rama po dublon me ligj SPAK-un dhe BKH-në duke i dhënë policisë kompetenca që Gjykata Kushtetuese ia rrëzoi 4 vjet më parë.

 "Në ditën e ngritjes së tij, SPAK ka përballë të njëjtin kundërshtar që e pengoi për 3 vjet me rradhë. Me një shfaqje qesharake propagandistike, Edi Rama, njoftoi dublimin me ligj të SPAK-ut dhe BKH-së, duke i dhënë policisë kompetenca që Gjykata Kushtetuese ia rrëzoi 4 vjet më parë. Në thelb, ligji RKÇK – Rama Kap ÇA T’KAPËSH – nuk ka asnjë masë të re domethënëse nga ligjet ekzistuese kundër krimit të organizuar dhe mafias. Masat e prezantuara janë sot ose në Kodin Penal, ose në ligjin antimafia. E reja e vetme e ligjit “Rama Kap Ça t’Kapësh” është marrja e kompetencave të SPAK-ut dhe BKH-së, duke ia dhënë ato një grupi nën kontrollin e Kryeministrit." tha Bardhi.

Ndër të tjera Gazmend Bardhi deklaroi se kryeministri Rama dështimin po e shet si sukses.

"Kjo është një përpjekje e dëshpëruar për të ringjallur një plan të vjetër, të paligjshëm dhe të dështuar, nga një njëri që i kanë shteruar idetë dhe kërkon që dështimin e tij ta shesë për sukses. Shqiptarët e dinë mirë që shfaqjet propagandistike dhe krekosjet e kota nuk do ta rikthejnë sigurinë e vërtetë në rrugët tona, fjalët boshe të një Kryeministri të lidhur me krimin nuk do ta ringjallin ekonominë dhe as nuk do të sjellin lekë për xhepat e boshatisura të shqiptarëve nga korrupsioni dhe keqqeverisja e tij. Rikthimi i modelit të shtetit policor, i rrëzuar më parë si antikushtetues, është tentativë e qartë për të penguar dhe ndërhyrë në punën e SPAK dhe BKH, në ditën e ngritjes së tyre, për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin mes zyrtarëve të lartë dhe politikanëve.  Ligji është një mashtrim që synon të nënshtrojë drejtësinë dhe të pengojë veprimin e saj kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke krijuar zyrtarisht shtetin policor. Edi Rama e di mirë se SPAK-u dhe BKH-ja e pavarur është rrezik për të dhe bandën e tij!" tha më tej Rama.

" Edi Rama nuk mund ta luftojë krimin, pavarësisht spektaklit me të cilin jep premtimet. Ai ka dhënë prova se ka marrë në mbrojtje të gjithë bashkëpunëtorët e tij të kapur në flagrancë me krimin, që nga Elvis Rroshi, Saimir Tahiri, Fatmir Xhafa, Vangjush Dako, Mark Frroku, Agim Kajamaku. Ai kishte të gjithë shtetin nën kontroll, në dispozicion për t’i hetuar, por bëri të kundërtën, i mori në mbrojtje, fshehu urdhërarrestin ndërkombëtar për kriminelët që futi në parlament, duke u dhënë atyre imunitet, pengoi  për 3 vjet hetimin për vjedhjen e zgjedhjeve me dosjet 184 dhe 339. Kuadri ligjor në Shqipëri për të luftuar krimin e organizuar është i plotë dhe madje shumë i fortë. Qytetarët presin ngritjen e SPAK dhe BKH për ta zbatuar atë. Qytetarët nuk presin që SPAK-un dhe BKH-në, e ngritur me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ta zëvendësojë Edi Rama, Sandër Lleshaj apo Ardi Veliu. Nën drejtimin e Edi Ramës, Saimir Tahirit, Fatmir Xhafës dhe Sandër Lleshit, Policia e Shtetit është provuar që mbron dhe nuk lufton krimin e organizuar, është provuar që mbron dhe nuk lufton trafikun e drogës, sepse në krye të KÇK është vetë Kryeministri. Ai është kapur në bashkëpunim me krimin e organizuar për të vjedhur vota, ai është kapur me klientët e tij duke vjedhur tendera dhe e koncesione. E keqja është në krye të Qeverisë mafioze të Shqipërisë. Shqipëria nuk ka kohë për të humbur me nisma propagandistike, që Rama shpall me bujë sa herë Shqipërisë i mbyllet dera e Europës! Shqipërisë i duhet një qeveri e dalë nga zgjedhjet e lira e të ndershme, që mbështet dhe nuk pengon drejtësinë dhe që ka vullnet të vërtetë për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin!" përfundoi Bardhi.

Ora 14:00
Paketa anti-KÇK/ Kryemadhi: Rama synon të mbajë peng SPAK dhe BKH! E ka lakun në fyt, kërcënoi dhe bashkëpunëtorët e tij

Kryetarja e LSI ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama ka prezantuar paketën anti- KÇK. Kryemadhi tha se u ndje e zhgënjyer nga fjalimi i kryeministrit Rama. Kryemadhi tha se kreu i qeverisë kërcënoi edhe bashkëpunëtorë të tij brenda PS-së, pasi sipas saj laku i ka ardhur në fyt.

Deklarata e plote e Kryemadhit

Si gjithmonë zhgënjimet e njëpasnjëshme sa vijnë dhe shtohen. Mendova që pas vizitës së tij në Las Vegas do të vinte me një iluminim të imazhit të tij, por përkundrazi, erdhi më i lodhur sesa iku.
Ajo që më bën përshtypje është që, absolutisht nga prezantimi i Kryetari i Bashkisë së Kamzës që ishte më dinjitoz dhe më karizmatik sesa kryeministri në ikje i yni.
Megjithatë, në kuadrin e lodhjes së tij të vazhdueshme dhe të dështimit të tij të vazhdueshëm, nuk shikojmë gjë tjetër, por vazhdojmë shikojmë sesi demaskohet çdo ditë dhe më shumë kapësi dhe sabotuesi kryesor i Reformës në Drejtësi që mbas datës së 21-22 Korrikut të 2016-s. Çdo ditë dhe më shumë, për sytë dhe shqiptarëve dhe sytë e dashamirësve shikohet sesi sabotuesi kryesor, sesi shkatërruesi kryesor i Reformës në Drejtësi vazhdon që të sabotojë çdo ditë dhe më shumë reformën dhe të shkelë Kushtetutën.
Krijimi i policisë politike, asaj që na lançojë kryeministri në ikje, kryeministri ynë i lodhur dhe ai që mund të themi i kapur nga krimi i organizuar, vazhdon dhe provokon.
Sot që ngrihet SPAK dhe Byroja e Hetimit, që për më shumë se 2 vitesh është mbajtur peng nga Edi Rama dhe grupi i tij, sot ai na lançon KÇK e famshme, policinë politike të tij. 
Deri më sot kemi pasur një polici që ka qenë avokate e ethshme, avokate me një dashuri të jashtëzakonshme për krimit të organizuar, për bandat kriminale, për grabitësit e pronës publike, për koncesionarët, për oligarkët, por kemi pasur një polici persekutore të qytetarëve dhe tradhtare të aksioneve të partnerëve tanë ndërkombëtarë përsa i përket trafikut të drogës dhe krimit të organizuar. Kemi parë sesi tradhtoheshin, sesi spiunoheshin aksionet e partnerëve tanë ndërkombëtarë. 
Kemi parë sesi rrihen dhe sakatohen investitorët e huaj dhe më pas rrahësit e dhunuesit hanë dhe pinë me drejtues të qeverisë shqiptare. Kemi parë sesi nxirren në 5 të mëngjesit fëmijët nga shtëpitë e tyre me gaz lotsjellës, në mënyrë të tillë që mbi rrënojat e shtëpive të tyre që janë ndërtuar me gjak dhe me djersë, të ngrihen kullat e oligarkëve, të kriminelëve dhe të trafikantëve të drogës. 

Kemi parë se si kjo polici jo vetëm që tradhton kolegët e saj, të cilët janë në luftë me bandat dhe kriminelët, por përkundrazi po e kthen sistemin e sigurisë shqiptare tashmë në një sistem politik. Ajo që dua të them dhe që dua të theksoj është se me veprimin e sotëm, që Rama kërcënoi dhe deputetët e bashkëpunëtorët e tij që kush nuk voton këtë ligj do të përjashtohet nga Grupi Parlamentar tregon haptas orientimin përfundimtar që Edi Rama po i jep Shqipërisë dhe shqiptarëve për t’i çuar drejt një vendi diktatorial dhe për të patur një kopje të shëmtuar të shumë vendeve të tjera.
Shikojmë sesi një polici e tillë dhe se si një ligj i tillë vendoset në mënyrë paralele për të shkatërruar provat për byronë e hetimit dhe SPAK-un, një polici e tillë dhe një strukturë e tillë që vendoset në mënyrë paralele për të penguar hetimin e veprave korruptive të Edi Ramës, të cilat i dalin jo vetëm në ëndërr, por nuk e lënë të flejë. Duke filluar që me koncensionarët e famshëm dhe më pas në të gjitha projektet e tij korruptive të cilat kanë kaluar në një Parlament ilegjitim.
Ajo që të bën përshtypje është që tashmë që Edi Rama e ka kthyer Shqipërinë në një Kolumbi të Europës, në një bazë të trafikut të Europës, ajo që Edi Rama sot lançoi me një dashuri e cila ishte një interpretim shumë i lodhur dhe jo profesional, e cila po bën çdo ditë edhe më shumë të me zhgënjejë për profesionalizmit e tij si student i Akademisë së Arteve dhe pedagog i Akademisë së Arteve bën që çdo ditë edhe më shumë të shikojmë vështirësinë në të cilën ai po ndodhet dhe laku po i shtrëngon fytin çdo ditë edhe më shumë.
Dëgjonim sesi vendoste dhe se si kërkonte të hidhte parfum në gropën e ujërave të zeza të koncesioneve, skenari i grabitjes së pronës së shqiptarëve, skenari i grabitjes së parave të shqiptarëve nëpërmjet koncesioneve të cilat nuk janë gjë tjetër veç se janë kthyer në një lavatriçe të pastrimit të parave të drogës. 
Sot Edi Rama kërkonte të na i shpaloste si një projekt të jashtëzakonshëm dhe ku kërkonte të gjente dhe armiq brenda radhëve të tij. Koorporata e Investimeve Strategjike që nuk është gjë tjetër veç se grabitje e pronës së shqiptarëve për ta dhënë e për ta çuar drejt investimeve që vijnë me paratë e drogës dhe para me drejtime të panjohura. 
Mungesa e sigurisë juridike për investitorët e huaj, mungesa e sigurisë për investitorët e huaj por edhe investitorët brenda. Nuk dëgjuam të fliste një fjalë për to, por dëgjuam sesi koncesionet ishin një projekt i jashtëzakonshëm. Ajo që të bën përshtypje nuk dëgjuam se zoti Rama po i kërkon Bankës së Shqipërisë një rregullore ku për të mbuluar dhe për të justifikuar koncesionet të cilat nuk dihen se me çfarë parash janë, kërkon të vendosë kolateral paratë e shqiptarëve por që do të merremi në vazhdim me këtë skemë mashtrimi dhe grabitje të parave të shqiptarëve. 
Nuk dëgjuam Edi Ramën të fliste për buxhetin e shtetit sesi ka falsifikuar tabelat e buxhetit faktik ku tregon sesi ai ka një buxhet të realizuar por në fakt nuk tregon sesi mbi 1 miliardë lekë nuk derdhen në buxhetin e shtetit sesi mbi 25 % e TVSH nuk mblidhet në buxhetin e shtetit dhe ku shkon dhe ku përfundon. 
Dëgjuam një Kryeministër të cilin sot mbi 2 orë e dëgjuam që bënte monolog me veten e tij pasi nuk ka më shqiptarë që ta dëgjojë sepse ku do që do të shkojë do ta thërrasin Rama Ik, ashtu siç ai e dëgjoi në stadiumin “Qemal Stafa”, ashtu siç po thërrasin në të gjitha stadiumet por tashmë nuk i ka ngelur gjë tjetër vetëm të flasë me bashkëgrabitësit dhe me bashkëfajtorët që e rrënuan këtë vend. 
Ajo që është e vërteta dhe që nuk e mohon dot as Edi Rama askush tjetër është që minutat e tij po mbarojnë por ne nuk duhet të lejojmë që duke mbaruar minutat e Edi Ramës të mbarojnë dhe minutat e shqiptarëve. 
Faleminderit

Ora 13:25
Spaho del kundër planit anti-KÇK: Tentativë për të bllokuar SPAK e BKH, jemi me nismën e Metës për referendum (VIDEO)

ELBASAN - Nënkryetari i partisë Demokratike, Edmond Spaho ka folur nga Elbasani për planin anti-KÇK që propozon kryeministri  Rama për luftën ndaj krimit të organizuar ku sipas tij Kryeministri ka pasur kohe 7 vite të luftonte korrupsionin dhe  krimin e organizuar, por nuk mund ta bënte këtë se ka qenë pjesë e kësaj skeme. Sipas nënkryetarit të PD-së e gjitha është një tentative për të bllokuar  ngritjen e SPAK-ut dhe Byrose kombëtare të Hetimit (BKH).

 “Ka pasur thuajse 7 vite në dispozicion të luftonte  korrupsionin dhe  krimin e organizuar, por nuk ka mund ta bënte këtë se ka qënë pjesë e kësaj skeme, . Shqipëria sot është përzierje e oligarkisë, e kriminelëve, e të korruptuarve me pushtetin ekzekutiv që përfaqësohet nga vetë Edi Rama. Për rrjedhojë, cdo përpjekje  e tillë nuk është vecse në të vërtetë tentative për të penguar ngritjene Spakut dhe Burose Kombëtare të Hetimit, ose për të vonuar sa të jetë e mundur bërjen efektive dhe luftës reale ndaj këtyre fenomeneve që janë karakteristikë e kësaj mazhorance” tha nënkryetari i PD-së.

Ndërkohë më tej në fjalën e tij numri 2 i partisë Demokratike, u shpreh se PD do të mbështes Presidentin Meta, i cili do t’i drejtohet referendumit me 8 dhjetor për të mbrojtur kushtetutën.

 “Është një nga të rëndësishmet. Rreferendumi është forma më  e mirë e shprehjes  së vullnetit të qytetarëve. Madje kemi pasur shembuj në të shkuarën  ne vitin 1994 dhe 1998 kur janë organizuar referendume për të miratuar  kushtetutën. Në këtë kuptim cdo insiative për të marrë në konsideratë vullnetin e qytetarëve është i mirëpritur dhe do të mbështetet nga PD." 

Një ditë më parë edhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka dalë në mbështetje presidentit Ilir Meta për idenë e referendumit, por njëjtë si kreu i shtetit, as kryedemokrati nuk ka shkuar përtej retorikës politike duke mos e specifikuar thelbin e këtij referendumi.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • gerta: 25/11/2019 18:55

    JEMI dakort me c'do gje qe ben edi rama,,,se e ben per te miren e kombit...EC,EC,para edi rama qente le te lehin ,,shqiperia te shkoje perpara..

    Përgjigju
  • edi: 25/11/2019 17:24

    Po shalengjituri floke ziu i mamas nga Dibra ,thote SPAK NUK ESHTE NDERTUAR ,KETO BEHEN QE TE FITOJE KOHE eDI ,Por pse se do KCK ,SEPSE NUK NGEL ASNJE BANDIT GJYGJTAR NGA ELITA E bERISHES QE lULUSHI SHPETOI JO PER SHUME eURO VETEM PER 230 mILIONE pOR E GARANTOJ NUK DO GJYKOHET NE ASNJE GJYKATE VETEM ne SPAK ,DHE DO TA NGREME AFER LILES SE lULUSHIT

    Përgjigju
  • toni: 25/11/2019 16:54

    o ty moj mona tu shk......in rr..t ku ti kesh

    Përgjigju
  • Monika me titull doktor: 25/11/2019 15:03

    O monika lakun në fyt e ke ti me burecin tënd. Ne skemi par Edi Ramën të bëj blerje nëpër dyqanet më të shtrenjta të evropës. E ti ku i gjen kto lek ? ? ? Po që udhton nëpër Bot me bisnes klas ku i gjen lekët ? ? ? Përgjigju njëher për kto gjëra e pastaj fol për Edi Ramën. Se populli e njef dhe Edi Ramën se kush është se të ishte ai i hajrit sot ti dhe buri jot ishit në burg. Po është dhe ai palaço si ju e prandaj ju jeni të lir. Po mos bëfshi hajër me pislliqet që ju i keni bër kti populli.

    Përgjigju
  • Gazmend ZIU: 25/11/2019 14:58

    O gazmend ziu po hik mor karagjos lëpi ndonjë kock nga ato që të hedh lyli e rri urt. Se thelat lyli i do për vete që e shoqja të ngrej këmbët në bisnes klas o derdimeni gazment ziu. Çfar politike do bësh ti që sdi të mbërthesh xhaketën. Çfar mund të presësh nga ty o derdimen.

    Përgjigju
  • Pd parti gashiste: 25/11/2019 12:53

    O gërdalla spaho po ça ke që lef si qen bastard. Po pse populli Shqiptar është budalla se di se kush jeni ju të pd o tëraft pika mor mut muti 400 brezash që don8 ta digjni Shqiprin. Po do digjeni vet brënda o wc.

    Përgjigju
  • raul: 25/11/2019 12:51

    gjalle qenka ky plaku i pjerdhur Spaho, turp del dhe bllokon rrugen me rrugacet e Elbasanit , fundi i botes dhe gjoja pedagog,,,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dhuratë e hidhur për Krishtlindje? Armando Broja mund të shkarkojë Guardiolën! Liverpool e Chelsea luajnë për 'Boxing Day'

Dhuratë e hidhur për Krishtlindje? Armando Broja mund të shkarkojë Guardiolën! Liverpool e Chelsea luajnë për 'Boxing Day'