Akti Normativ për paketën anti KÇK (kap çfarë të kapësh) i miratuar nga Këshilli i Ministrave më 31 janar që u prezantua si mënyra për të luftuar kriminelët që kishin shpëtuar apo marrë pafajësi nga 'drejtësia' e mëparshme do të shqyrtohet të enjten më 5 mars në seancën plenare të Kuvendit, ku pritet të vendoset nëse do të miratohet kjo paketë me fuqi 1-vjeçare deri më 31 dhjetor.
Ky akt normativ lindi si nevojë për të luftuar krimin e organizuar dhe vuri në 'lupë' pasuritë e kriminelëve dhe terroristëve, që janë në hetim ose të dënuar brenda ose jashtë vendit me vendim të formës së prerë për krime të rënda, vrasje, trafik droge, grup të strukturuar kriminal, terrorizëm dhe vepra të tjera penale.
Operacioni Forca e Ligjit, që vepron si një strukturë pranë Policisë së Shtetit, tashmë ka nisur punën e saj në terren dhe në 'rrjetë' kanë përfunduar disa nga emrat e njohur për aktivitetet e tyre kriminale duke u çuar formularin për të justifikuara pasuritë, ku janë bërë dhe sekuestrimet e para.
Në seancën plenare të 5 Marsit pritet që debatet të jenë të nxehta gjatë diskutimit të aktit normativ pasi akuzat ndaj kësaj paketë nuk kanë munguar si nga opozita, presidenti Meta, një numër organizatash të shoqërisë civile dhe Komiteti shqiptar i Helsinkit , duke e cilësuar nismën e kryeministrit Edi Rama një “anashkalim” të kuadrit kushtetues, shkelje të të drejtave të njeriut dhe mbivendosje e SPAK dhe BKH.
Por sipas qeverisë kjo strukturë u ngrit pikërisht pse BKH mungon dhe OFL do të ndihmojë SPAK-un në përgatitjen e dosjeve, për goditjen e njerëzve të krimit. Sipas aktit normativ, policia nuk i merr asnjë kompetencë SPAK, por vetëm do të sigurojë informacionin policor për pasuritë e dyshimta dhe elementët e rrezikshëm, duke ia referuar më pas dokumentacionin SPAK dhe Gjykatës së Posaçme, që do të vendosin përfundimisht nëse një pasuri e dyshimtë, e identifikuar nga policia, duhet apo jo të sekuestrohet.
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.9%
-
Pak
60.6%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 1204
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mbyllet me mosdakordësi Konferenca e Kryetarëve, Zhupa: Futët fshehurazi ‘Paketën e Maleve’, 100 grante për votat e PS! Hiqeni urgjent nga kalendari, shkel Kodin Zgjedhor
29 Janar, 11:25
-
'Djathtas 1912' partia e parë që deklaron votën: Jemi pro zgjatjes së mandateve të prokurorëve të SPAK! 70% e qytetarëve e mbështesin, i vetmi që lufton korrupsionin
21 Dhjetor 2024, 18:00
-
Takimi i dy Kuvendeve/ Spahiu për Report TV: Kurti premtoi bashkim kombëtar, por për 4 vjet shpiku idenë e kombit kosovar! Të hiqen kufijtë Shqipëri-Kosovë
21 Dhjetor 2024, 15:36
-
Buxheti 2025/ Gjykata Kushtetuese kërkon rreth 15 mln lekë më shumë! Papandile: Numri i ankimeve është rritur, kemi nevojë për punonjës
13 Nëntor 2024, 11:10
-
Ekonomia/ Koçiu për buxhetin e Shëndetësisë: Hera e parë që kalon 1 mld euro, rimbursim ilaçesh për 400 mijë qytetarë, dëmshpërblim ish të përndjekurve dhe bonus bebesh
12 Nëntor 2024, 13:13
-
Komisioni i Çështjeve Ligjore/ Sekretari i KLP: Duhet fond për sigurinë kibernetike! ILD: Kemi nevojë për para shtesë! Alibeaj: Këtu duhet të ishin kryetarët
11 Nëntor 2024, 11:37
-
Gjykata Administrative shfuqizon vendimin e Kuvendit për përjashtimin e 24 deputetëve të PD nga seancat plenare
6 Nëntor 2024, 13:10
-
Hapja e takimit të 18-të të Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, ja delegacioni shqiptar i Kuvendit, vendi dhe ora e takimit
29 Tetor 2024, 12:14
-
Padia e Dashamir Shehit për ndryshimet e Kodit Zgjedhor, Kushtetuesja cakton 26 Nëntorin për dëgjesë publike! (DOKUMENTI)
29 Tetor 2024, 09:49
-
Spiropali në Letoni/ Takohet me homologen Daiga Mierina: Intensifikojmë bashkëpunimin parlamentar! Të dy vendet partnere në NATO
23 Tetor 2024, 15:37
-
Kuvendi ‘hetim’ ligjeve të miratuara, a po funksionojnë? Tabaku për Report Tv: BE nuk do ligje vetëm në letra
19 Tetor 2024, 22:48
-
Presidenti Begaj kthen Ligjin për Inspektimet, i 'tërheq veshin' Kuvendit: Shkakton konfuzion, paqartësi dhe pasiguri! S’i është nënshtruar procedurës
14 Tetor 2024, 12:55
Kush ta ndezi parlamentin, Rudina Ralfi Apo Gjuzi.
Përgjigju