Paketa antishpifje, juristët mbështesin nismën, avokati Saimir Vishaj: Të ndëshkohen, media gaboi me Xhisielën

Avokati penalist Saimir Vishaj në një intervistë për Report Tv shprehet se shpifjet dhe të pavërtetat duhen penalizuar por për këtë ekziston kuadri ligjor dhe s’ka nevojë të një ligj të ri se sa për respektimin e ligjeve aktuale.

Unë mendoj që është domosdoshmëri dhe kryeministri ka të drejtë, në momentin kur është i gatshëm për të ofruar një paketë, përsa i përket shpifjeve të bëra botërisht. Unë si penalist mendoj se kemi figura të caktuara, sidomos figurën e veprës penale të shpifjes, atë të nenit 120 i kodit penal, ku shpifja parashikohet si vepër penale. Kemi dispozitë dhe s’ka pse të duhet një vepër e re penale.

Saimir Vishaj, avokat

Vishaj shpjegon se paketa ligjore aktuale përfshin edhe rrjetet sociale dhe mjafton që ato të jenë të regjistruara dhe mbajnë përgjegjësi për çdo shpifje apo të pavërtetat që shpërndajnë në rrjet.

Nqs të gjitha rrjetet sociale janë të regjistruar pranë organit tatimor, janë përhapur shumë, jo vetëm emrat anonimë që janë hapur por edhe këto subjekte që hapin shpifje. Mjafton të dalësh në një prononcim, ke menjëherë mijëra komente që cënojnë figurën e personit në fjalë.

Saimir Vishaj, avokat

I pyetur për dosjen “Xhisiela” ku e reja nga Fushë-Kruja, është kthyer në aktualitetin e ditës, Vishaj shprehet se media ka gabuar në këtë rast duke bërë hetuesin dhe është e nevojshme që ajo të lihet e qetë.

Unë nuk pajtohem me qëndrimin e politikës dhe medias, që kanë bërë rolin e gjyqtarit. Këtu gjithë shoqëria civile flet për përdhunim, ndërkohë që prokuroria ka nisur hetimet për veprën penale të përndjekjes. Nuk i di provat, por emi në një moment ndryshe nga çfarë është në opinion dhe ndryshe është procedimi penal.

Saimir Vishaj, avokat

Sipas Vishajt, rasti është mediatizuar për faktin se është djali i një politikani i përfshirë në këtë histori por për të shoqëria duhet të reagojë për të dënuar dhunën e përhapur masivisht ndaj vajzave dhe grave.

T’i themi Stop dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave. Nëse është djal deputeti dhe ka ushtruar presion, kjo është çështje tjetër.

Saimir Vishaj, avokat

Për këtë rast në pranga është Rexhep Rraja për të cilin Gjykata e Krujës ka vlerësuar të ligjshëm arrestin dhe masën e sigurisë “arrest me burg” pas kërkesës së prokurorisë e cila e heton atë për veprën penale të përndjekjes ndaj shtetases Xhisiela Maloku.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • polici: 06/10/2018 12:41

    ti nje cope polic je ore vella kur na dole jurist ti mo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut