‘Paketa anti-shpifje’, Bylykbashi-Ramës: Ndërkombëtarët janë kundër këtij propozimi

‘Paketa anti-shpifje’, Bylykbashi-Ramës: Ndërkombëtarët janë kundër këtij propozimi

Oerd Bylykbashi, deputet i PD

Pak ditë pasi kryeministri Edi Rama prezantoi paketën ‘Anti-shpifje’, pas reagimeve të shumta nga opozita, i fundit që reagon është deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi. Bylykbashi ka publikuar një nga rekomandimet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Deputeti demokrat thotë se ndërkombëtarët janë kundër paketës ‘anti-shpifje’ të Ramës.

“Diktatura kundër lirisë së shprehjes është tek porta‎! Ose flasim e ngrihemi sot kundër kësaj të keqeje, ose nesër është vonë”,-shkruan deputeti demokrat.

Postimi i plotë:

Nderkombetaret kunder paketes “antishpifje” te Rames
‎Te nderuar gazetare, kjo eshte nje kujtese per ju se nuk jeni vetem ne luften per liri te shprehjes, perkunder tentatives se fundit te Edi Rames per t’i mbyllur gojen medias dhe opozites, per t’i mbyllur gojen te vertetes dhe fjales se lire. Keto jane rekomandimet nderkombetare:

Asambleja Parlamentare e Keshillit te Europes

Rezoluta 2019 (viti 2014)‎‎
Zbatimi i detyrimeve dhe angazhimeve nga Shqiperia‎

Rekomandimi 5.4‎

‎Asambleja e Keshillit te Europes mirepret shfuqizimin e denimit me burg per fyerjen dhe shpifjen dhe shfuqizimin e mbrojtjes se vecante per kategori te posacme personash. Megjithate, ajo shpreh keqardhjen qe shpifja nuk eshte dekriminalizuar (hequr nga Kodi Penal) plotesisht dhe vazhdon te kete nje efekt frenues mbi gazetaret dhe mund t’i coje ata drejt autocensures. Per kete arsye, Asambleja Parlamentare e Keshillit te Europes i ben thirrje Parlamentit te dekriminalizoje (heqe nga Kodi Penal) plotesisht shpifjen, ne perputhje me standartet e Keshillit te Europes.


OSBE/ODIHR
Raporti Perfundimtar per zgjedhjet parlamentare
(Viti 2017)‎

Rekomandim prioritar nr. 6‎:
‎‎Dispozitat penale per shpifjen duhet te shfuqizohen, duke u dhene perparesi zgjidhjeve juridike civile per te rivendosur reputacionin e demtuar.

‎Shen‎im: qeveria e Kryeministrit Sali Berisha, pervec urdherit te ndalimit per padi civile ndaj mediave dhe gazetareve, e uli shpifjen nga “krim” me denim me burg ne “‎kundravajtje penale” me denim me gjobe. Kjo u mireprit nga Keshilli i Europes sic e shpreh rekomandimi me siper. Nderkohe, me urdher te Kryeministrit Sali Berisha, asnje gazetar apo politikan nuk u padit as civilisht nga qeveria apo administrata per shpifje‎, edhe pse Kodi Civil ka dispozitat e nevojshme kunder shpifjes, pra nuk ka nevoje per rregulla shtese.

Qe ne vitin 2014, qeveria e Edi Rames vazhdon te shkele rekomandimet e Keshillit te Europes dhe OSBE. Perkundrazi, jo vetem e ka perdorur Kodin Penal per te denuar penalisht deputetet e opozites, ka ndersyer deputetet e tij per te kallzuar penalisht deputete dhe gazetare per shpifje per denoncimin qe ata i bejme lidhjeve te tij dhe qeverise se tij me krimin dhe korrupsionin, por kercenon me pakete te re antishpifje si instrument per autocensure, sic e quan Keshilli i Europes.

Diktatura kunder lirise se shprehjes eshte tek porta‎! Ose flasim e ngrihemi sot kunder kesaj te keqeje, ose neser eshte vone!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 13/10/2018 18:23

    E po durohet me te dale e te derdellise bylyshi bylykbashi,kjo shpifetire e ndyre?-nuk duane nderkbetaret thote po me mire mortja se ndodheni gjalle ne kuvent vetem ne sherbim te te rrjedhurit dixhital!Po ato 25 vende te BE nuk jane nderkombetare more sharrlataapo per ju plehrat e pd nenkupton ruset dhe serbet?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve