Anti-shpifja/ OSBE jep 'OK' për draftin e ri me ndryshime: Do vëzhgojmë aktet nënligjore dhe implementimin

TIRANE- OSBE ka dhënë miratimin për ndryshimet e fundit të bëra në paketën anti-shpifje, në bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë shqiptare. OSBE vë në dukje se është punuar për të përmirësuar projekt-ligjin mbi median, siç është eleminimi i detyrimit të regjistrimit, vendosja e masave mbrojtëse lidhur me standardet ndërkombëtare si dhe përcaktimi i kufinjve të rreptë për përmbajtjen.

OSBE thotë se drafti përfundimtar eleminon rolin e AKEP ndërsa do të vazhdojë punën për të zvogëluar nivelin e gjobave, ndërsa paralajmëron se do të monitorojë nga afër zbatimin e ligjit, i cili nuk duhet të pengojë lirinë e shprehjes për mediat.

"Ne kemi punuar me kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e Shqipërisë deri në minutën e fundit për të përmirësuar projektligjet për median, dhe për t’i sjellë ato në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe angazhimet e OSBE-së.

Shumë përmirësime janë bërë në versionin e fundit të botuar sot në krahasim me projektligjet e mëparshme. Detyrimet e regjistrimit janë eliminuar, masa mbrojtëse të përgjithshme lidhur me standardet ndërkombëtare janë prezantuar (neni 4); janë prezantuar kufij të rreptë për marrjen e përmbajtjes.

Rregullimi i së drejtës së përgjigjes është përshtatur me nevojat e botimeve elektronike dhe është kufizuar për të shmangur keqpërdorimet (neni 53/1); atribuimi i ri i AKEP është eleminuar.

Puna do të vazhdojë për të ulur nivelin e gjobave, dhe për miratimin e një instrumenti nënligjor të ardhshëm, në mënyrë që të garantohet se nuk mund të vendosen gjobitje jo proporcionale për ofruesit e shërbimeve elektronike të publikimit.

Zyra ime do të monitorojë nga afër zbatimin e ligjit i cili në asnjë mënyrë nuk duhet të pengojë lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave. AMA duhet të zbatojë ligjin në një mënyrë vërtet të pavarur.",tha Rama.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Geist: 18/12/2019 11:47

    Depozitat jane burim infeksionesh, nuk jane te sigurta (kalojne peshen e lejuar ne tarrace, termeti helloo!) dhe siperfaqja mund te perdoret me mire per panele diellore ose bime. POR, a do siguroje bashkia uje 24/7?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona