Pas miratimit ditën e djeshme të paketës 'anti-shpifje' nga Këshilli i Ministrave ka reaguar ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi.
Ndërsa, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj theksoi se kjo paketë synon shmangien e fenomenit 'fakenews', nga ana tjetër demokratja shprehet sot se kjo paketë synon gjobitjen e mediave, të cilat kritikojnë kryeministrin Rama.
“Në një vend ku fletë votimi gjenden lirshëm, gazetarët nuk mund të gjejnë dot vendimin e Edi Ramës për censurimin e medias online. Paketa për kontrollin total të medias, që u miratua dje me nxitim në qeveri, pa u konsultuar me përfaqësuesit e medias, po mbahet e fshehtë. Kjo paketë, për aq sa e njohim ne dhe gazetarët, synon gjobitjen e rëndë për çdo media kritike ndaj Edi Ramës deri në mbylljen e tyre. I braktisur, i bojkotuar, i refuzuar nga 85% e shqiptarëve, Rama po kërkon të mbyllë gojën e atyre që denoncojnë aferat e tij të korrupsionit apo lidhjet e tij dhe të qeverisë së tij me krimin"-shkruan Vokshi në Facebook.
Në përfundim, ish-deputetja u ka bërë thirrje gazetarëve që të ngrenë zërin dhe të marin pjesë në protestën e 8 korrikut.
"Për të ndaluar rikthimin e dënimeve për agjitacion dhe propagandë, ftoj gazetarët të ngrejnë zërin kundër humbjes totale të lirisë së tyre profesionale. Ftoj qytetarët të bashkohen me opozitën në protestën e madhe kombëtare, të hënën më 8 korrik, ora 20.00 para kryeministrisë"- fton demokratja.
-
Paketa anti shpifje cenon DEMOKRACINE dhe hap premisa Per diktature dhe burgosje te gazetareve qe kritikojne Ramen me brigade roso
Përgjigju -
Po kjo gruaja me fytyr burri çfar kërkon apo kërkon me mbrojt gjën e vjedhur. Se ka vjedh sa ka plas. O Zot kto lloi fytyrash nuk mbarojn . Po ku je o Enver Hoxha se ti ju vije haku ktyre qelbësirave komplet wc.
Përgjigju











Komente
Komento