Miratohet paketa antishpifje, Gjonaj: Jo më portale të paregjistruara që shpërndajnë 'fakenews'

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj njoftoi se sot është miratuar nga Këshilli i Ministrave paketa "Anti-shpifje".

Në fjalën e saj, ministrja theksoi se kjo paketë, synon rregullimin në disa ligje kryesore për shërbimet e medias në tërësi dhe publikimeve elektronike në veçanti, për shmnagur një nga fenomet më shqetësuese të epokës së internetit, atë të "fakenews". Fokusi i saj ëshë rregullimi i regjistrimit të platformave 'online', ose siç njihen portale, që vijnë pikërisht nga mungesa e transparencës së tyre. Sipas saj, ekzistenca e një serie portalesh, të cilat shumë prej tyre nuk figurojnë të regjistruara, janë një nga hallkat kryesore të përhapjes së lajmeve të rreme, për interesa nga më të ndryshme, ku mes të tjerave nuk garantojnë pavarësinë e gazetarëve si dhe prishin konkurrencën e drejtë mes mediave.

Gjonaj theksoi se do të bëhen ndërhyrje në ligjin në ligjin “Për mediat audiovizive, ligjin “Për komunikimet elektronike, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar” si edhe në VKM-në për masat e mbrojtjes së fëmijëve nga aksesi në përmbajtje të paligjshme në internet.

 Këto ndërhyrje sigurojnë:
1.​procedura të shpejta administrative mbi trajtimin e ankesave për programet e publikuara nga Ofruesit e Shërbimit të Publikimeve Elektronike
2. reagim të shpejtë të institucioneve publike në rast të konstatimit të cënimit të të drejtave të indidëve, duke parashikuar një procedurë të qartë me hapa konkretë për trajtimin e ankesave.
3.​Krijimin e një regjistri që administrohet nga AKEP ku regjistrohen Ofruesit e Shërbimit të Publikimeve Elektronike, të pajisur me numër të regjistrimit të personit të tatueshëm, ose të regjistruar në regjistrat tregtarë.
4.​Ofruesit e shërbimeve mediatike do të monitorohen nga AMA.

 Ajo theksoi se paketa nuk cenon lirinë e shprehjes dhe pluralizmin e tregut, siç opozita ka akuzuar, por synon përcaktimin e disa standardeve etike në mënyrë që të respektohet dinjiteti dhe të drejtat themelore të njeriut.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja