Paketa e Maleve ka shënuar përparime, tha kryeministri Rama. Disa prej bashkive kanë përcaktuar 10 projektet për të nënshkruar, ndërsa në njërën prej tyre që nuk e cilësoi, përllogariten 5 milionë euro nga investimet.
“Paketa e Maleve ka pasur progres. Disa bashki kanë bërë progres me procedurat dhe kanë përcaktuar objektivin bazë të 10 projekteve për të nënshkruar dhe vijuar me procesin e marrjes së lejes. Në njërën nga bashkitë janë 5 milionë euro të llogaritura nga 10 investimet e llogaritura në Paketën e Maleve nga persona që janë në emigracion”, tha Rama.
Ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo u shpreh më herët se 50% e bashkive kanë miratuar zonat prioritare.
“Mbi 50% e bashkive i kanë miratuar zonat prioritare. Në javët që kemi para besoj se do ta përmbyllim këtë proces. Puna që duhet të bëjnë bashkitë me aplikimet, tashmë disa janë në fazën 45-ditore të shpalljes publike të aplikimeve dhe ne shumë shpejt do të kemi miratimet e para, në Shijak e Shkodër por jo vetëm, dhe jam i bindur se sa i përket targetit që kemi për secilën bashki, e shoh të realizueshëm. Kemi 272 zona prioritare në 32 bashki dhe numri i aplikimeve është mbi 500 në të gjitha bashkitë dhe jam i bindur se ky numër do të vazhdojë të rritet duke pasur në konsideratë disa bashki që kanë kërkuar rritje të zonave prioritare”, tha Demo.
Lajmi kryesor:
Rama cakton detyrat për bashkitë: Përforcim i infrastrukturës mbrojtëse, na nisni pikat e dobëta! Do të prodhojmë zjarrfikëse, plan kombëtar për parkimet












