Një plan për forcimin e mbrojtjes nga përmbytjet që synon ndërhyrjen në kanale, argjinatura e hidrovore, do të hartohet nga kryetarët e bashkive. Më pas, ai do t’u dorëzohet Ministrisë së Bujqësisë dhe asaj të Mbrojtjes, ku kjo e fundit do të mundësojë financimin në para e forca xheniere, tha kryeministri Rama gjatë takimit me kryebashkiakët.
“Kam parasysh është infrastrukturën mbrojtëse, kanalet, argjinaturat, hidrovoret që janë themelore për të mbrojtur tokat, shtëpitë nga përmbytjet, si edhe për të siguruar në mënyrë të vazhdueshme mirëfunksionimin e këtij sistemi. Këtu kemi nevojë për ju në një aspekt, na duhet dhe do të duhet t’ia përcillni ministrit Demo analizën tuaj për pikat e dobëta të sistemit të mbrojtjes. Kemi bërë plan për të rritur kapacitetet e brendshme që të bëhen drejtpërdrejtë nga forcat xheniere”, tha Rama.
Rama paralajmëroi se do të nisë edhe prodhimi i mjeteve zjarrfikëse të cilat do t’iu vendosen në dispozicion bashkive.
“Kemi miratuar një projekt të paraqitur nga ministri i Pushtetit Vendor lidhur me mobilizimin e një financimi të nevojshëm duke shfrytëzuar kapacitetet e kompanisë që është një shoqëri e përbashkët shtetërore dhe private e krijuar rishtaz në sistemin tonë të Ministrisë së Mbrojtjes. Do të nisim të vëmë në dispozicion të bashkive automjetet zjarrfikëse që janë të domosdoshme”, u shpreh Rama.
Ai risolli në vëmendje se do të vendoset në dispozicion një flotë automjetesh për të lehtësuar ujitjen dhe pasojat e përmbytjeve.
Kryeministri njoftoi edhe vendimin për një program kombëtar për logjistikën e parkimeve. Parkimet duhet të jenë të tilla që të paraqesin edhe vlerë arkitektonike dhe hapësira të shfrytëzueshme nga komuniteti
“Kemi marrë vendimin për të bërë një program kombëtar për zhvillimin e logjistikës së parkimeve. Problematika e madhe që kanë komunitetet, sidomos qytetet e mëdha me blloqet e banimit që në mes të bllokut është bërë një parkim tip xhungle sepse X apo Y thotë unë kam pronën këtu. Bëhet një marrëveshje, ndërtohet një parkim për së mbari aty sepse bëhet një investim që fitojnë të gjithë, fiton edhe komuniteti. Bëhet parkim që kthehet edhe në lulishte sipër, vendqëndrim dhe duhet të jenë me arkitekturë që edhe nga pikëpamja arkitektonike të jenë vlerë e shtuar, jo thjesht 3 kate nëntokë, por edhe sipër”, tha Rama.
Gjithashtu, porositi kryebashkiakët që të lehtësojnë punën e Kadastrës duke ngritur një zyrë juridike në çdo bashki, e cila do të ndërtojë planet e legalizimeve dhe përcaktimin e zonave prioritare.
Kryeministri Rama synon të zhvillojë edhe më tej turizmin kulturor në bashkitë e vendit duke shfrytëzuar maksimalisht asetet e tyre. Për këtë, godinat historike në mbarë vendin të cilat mund të jenë shtëpi me vlera për trashëgiminë kulturore, do të muzealizohen.
“Ka nisur një proces shumë i bukur për të muzealizuar godinat historike. Në shumicën dërrmuese të bashkive, në çdo bashki që ka në zemër të vet një qytet të vjetër apo fshatra të vjetër, ka shtëpi me vlera të rëndësishme për trashëgiminë kulturore që janë të pabanuara ose në rrënim e sipër. Ajo që po bëjmë me Ministrinë e Kulturës është marrja e tyre nga shteti përmes një procesi ligjor shpronësimi dhe muzealizimi i tyre”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama njoftoi hartimin e një plani të përbashkët mes Ministrisë së Bujqësisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes për forcimin e mbrojtjes nga përmbytjet, duke synuar ndërhyrje në infrastrukturën kritike si kanalet, argjinaturat dhe hidrovoret. Kryeministri Edi Rama u kërkoi kryebashkiakëve që t’i nisin ministrit Ervin Demo një plan ku të evidentojnë pikat e dobëta të sistemit të mbrojtjes.
"Në bashkëpunim me ministrinë e Bujqësisë dhe të Mbrojtjes kemi bërë një dokument për krijim e një ure bashkëpunimi për rezistencën i infrastrukturës kritike. Kam parasysh është infrastrukturën mbrojtëse, kanalet, argjinaturat, hidrovoret që janë themelore për të mbrojtur tokat, shtëpitë nga përmbytjet, si edhe për të siguruar në mënyrë të vazhdueshme mirëfunksionimin e këtij sistemi. Këtu kemi nevojë për ju në një aspekt, na duhet dhe do të duhet t’ia përcillni ministrit Demo analizën tuaj për pikat e dobëta të sistemit të mbrojtjes. Kemi të dhënat e ministrisë së Bujqësisë, kemi të dhënat e krizave që kanë kaluar më parë dhe nevojave të bëra me dije më parë, por duke pasur nga ju në një format shumë të thjeshtë pikat e dobëta dhe me prioritete kjo na ndihmon në planin për ndërhyrje që do rriten si rezultat i këtij formatimi. Duke futur në punë dhe ministrinë e Mbrojtjes qoftë në aspektin e financimit, por edhe të forcave. Kemi bërë plan për të rritur kapacitetet e brendshme që të bëhen drejtpërdrejtë nga forcat xheneiere”, tha Rama.
Arsimi profesional duhet të forcohet si nga nevojat për shkolla të tjera, ashtu edhe për konvikte të dedikuara. Kryeministri Rama ua la si porosi kryebashkiakëve që të kryejnë identifikimet e nevojshme.
“Domosdoshmëri për të forcuar strukturën e arsimit profesional. Do ju lutesha që të jeni aktivë në këtë aspekt dhe sa u përket konvikteve për arsimin profesional, kemi hartuar disa ndërhyrje. Duhen identifikuar prej jush nevojat për shkolla të tjera profesionale dhe konvikte”, tha Rama.
Bashkitë do të bashkëpunojnë me qeverinë për të fuqizuar kapacitetet e emergjencave. Gjithashtu do të ngrihet një task-forcë për mbeturinat dhe do të hartohet një plan që shtrihet nga sensibilizimi te hapat konkretë.
“Ngritja e nivelit të emergjencave civile në rrafshin vendor. Ministri i Pushtetit Vendor dhe i Mbrojtjes kanë marrë detyrën të bashkëpunojnë për të fuqizuar kapacitetin vendor në raport me emergjencat. Po punojmë për të riparë sistemin e mbledhjes së mbeturinave, gjë që e kemi bërë me dije sa i përket aspektit të përpunimit të mbetjeve, por flas për mbeturinat që përgjithësisht janë problem, sidomos në sezonin turistik, në hapësirat e bashkive që s’janë zona urbane. Për këtë, është e domosdoshme të ngrihet një task-forcë mes qeverisë dhe pushtetit vendor, gjë për të cilën është ngarkuar ministri i Mjedisit dhe Pushtetit Vendor për të hartuar një plan afatshkurtër, afatmesëm, afatgjatë nga sensibilizimi masiv te hapat që duhen ndërmarrë”, tha Rama.
Paketa e Maleve ka shënuar përparime, tha kryeministri Rama. Disa prej bashkive kanë përcaktuar 10 projektet për të nënshkruar, ndërsa në njërën prej tyre që nuk e cilësoi, përllogariten 5 milionë euro nga investimet.
“Paketa e Maleve ka pasur progres. Disa bashki kanë bërë progres me procedurat dhe kanë përcaktuar objektivin bazë të 10 projekteve për të nënshkruar dhe vijuar me procesin e marrjes së lejes. Në njërën nga bashkitë janë 5 milionë euro të llogaritura nga 10 investimet e llogaritura në Paketën e Maleve nga persona që janë në emigracion”, tha Rama.
Ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo u shpreh më herët se 50% e bashkive kanë miratuar zonat prioritare.
“Mbi 50% e bashkive i kanë miratuar zonat prioritare. Në javët që kemi para besoj se do ta përmbyllim këtë proces. Puna që duhet të bëjnë bashkitë me aplikimet, tashmë disa janë në fazën 45-ditore të shpalljes publike të aplikimeve dhe ne shumë shpejt do të kemi miratimet e para, në Shijak e Shkodër por jo vetëm, dhe jam i bindur se sa i përket targetit që kemi për secilën bashki, e shoh të realizueshëm. Kemi 272 zona prioritare në 32 bashki dhe numri i aplikimeve është mbi 500 në të gjitha bashkitë dhe jam i bindur se ky numër do të vazhdojë të rritet duke pasur në konsideratë disa bashki që kanë kërkuar rritje të zonave prioritare”, tha Demo.
Në takimin me kryebashkiakët, kryeministri Edi Rama tha se synojnë ndërtimin e 1 mijë laboratorëve të dedikuar për teknologjinë. Rama tha se drejtoritë e Bashkive duhet të punojnë për të organizuar një sistem ku të rinjve t’iu jepet mundësia që të kenë akses në laboratorë edhe pas orëve të mësimit.
“Laboratorë të dedikuar për teknologjinë në klasat e shkollave të cilat sot që flasim janë mbi 300, ndërkohë që me programin e qeverisë do të shkojnë në 1 mijë. Nuk mund të jenë laboratorë për nxënësit vetëm gjatë orës së mësimit, por edhe të mësimit të teknologjisë pas orës së mësimit. Për këtë duhet angazhimi dhe puna e drejtorive e bashkive për të organizuar një sistem ku të rinjve t’iu jepet mundësi të kenë akses në këto laboratorë”, theksoi Rama.
Kryeministri Rama tha se bashkitë duhet të ngrenë një zyrë të ndihmës juridike për kadastrën në mënyrë që ajo të ndërtojë planet e legalizimit dhe përcaktimin e zonave prioritare.
“Kadastra, në bashkëpunim me çdo bashki, por këtu duhet angazhimi juaj, të ndërtojë planet prioritare të legalizimit. Në mënyrë që të legalizojmë procesin dhe ta bëjmë më të drejtë e transparent për aplikuesit duke vendosur një sistem ku ata që kanë aplikuar më parë janë të parët për të marrë përgjigje, po ashtu përcaktimi i zonave prioritare. Të kemi një punë të përbashkët dhe të koordinuar më të mirë. Duhet patjetër që bashkitë të hapin një zyrë të ndihmës juridike për kadastrën. Ka shumë ankesa për kadastrën, por shumë prej tyre vijnë nga moskryerja e aplikimit në mënyrë të rregullt ligjore. Nuk ka asnjë problem që bashkitë të hapin një zyrë të ndihmës juridike enkas për shërbimin e kadastrës dhe legalizimeve. Është diçka që do të lehtësojë maksimalisht qytetarët në mënyrën e kuptimit sesi bëhet një legalizim. Këtë do ta ndjekë ministri i Pushtetit Vendor”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se do të nisë edhe prodhimi i mjeteve zjarrfikëse të cilat do t’iu vendosen në dispozicion bashkive.
“Jemi të vetëdijshëm për mangësitë e trashëguara në logjistikën që lidhet me zjarrfikësit. Për këtë arsye kemi miratuar një projekt të paraqitur nga ministri i pushtetit vendosur lidhur me mobilizimin e një financimi të nevojshëm duke shfrytëzuar kapacitetet e kompanisë që është një shoqëri e përbashkët shtetërore dhe private e krijuar rishtaz në sistemin tonë të ministrisë së mbrojtjes. Do nisim të vëmë në dispozicion të bashkive automjetet zjarrfikëse që janë të domosdoshme”, tha Rama.
Pastrimi është në fokus të pushtetit vendor pasi do të vihet në dispozicion një flotë automjetesh për të lehtësuar ujitjen dhe pasojat e përmbytjeve, tha kryeministri Rama.
“Një flotë e re automjetesh që ndihmon me pastrimin e kanaleve dhe punën e domosdoshme parapërgatitore për sezonet e mëtejshme që të lehtësohen qoftë proceset e ujitjes, qoftë pasojat që vijnë nga përmbytjet. Është një projekt që do ta realizojmë në muajt në vijim me një mbështetje domethënëse financiare nga Emiratet e Bashkuara dhe në bazë të disa kritereve të thjeshta do të bëhet edhe alokimi i kësaj flote në territor duke i kaluar në përdorim të bashkive”, tha Rama.
Ministri i Pushtetit Vendor Ervin Demo tha se do të ketë një risi në investimin për hapësirat e parkimeve.
“Ne kemi komunikuar përgjithësisht me bashkitë e prekura nga flukset turistike dhe me zona urbane me intensitet të lartë për evidentimin e hapësira ku mund të ndërtohen parkime. Po konsultojmë edhe nga pikëpamja e modelit të financimit, me disa ndërhyrje, bashkitë për këtë tipologji investimesh do ta kenë më të lehtë financimin edhe me banka të nivelit të dytë sepse biznesi i parkimeve është fitimprurës dhe e paguan vetveten pa prekur buxhetet. Kemi menduar dy ndërhyrje që do të bëjmë për ta lehtësuar kredimarrjen nga ana e bashkive që kanë të bëjnë me miratime që kanë të bëjnë me një vit më pas. Nëse flasim për një model të garantuar nga vetë bashkia, Ministria e Financave e ka më të lehtë procedurën”, tha Demo.
Ndërkohë parashikohet edhe vendosja në dispozicion e arkitektëve të huaj për kopshtet e çerdhet, ku deri tani numërohen 82 objekte në 47 bashki.
Komente












