TIRANE- Duket se rritja më e ndjeshme e taksave për këtë vit do të vërehet në tregun e sigurimeve, duke nisur nga ato të makinave, për të shkuar te sigurimi i pasurisë, shëndetit apo jetës. Një vit më parë, Qeveria vendosi ta heqë TVSH-në në masën 20 për qind mbi primet e sigurimeve, duke e zëvendësuar me një taksë prej 3 përqindësh. Sipas Financave, kjo masë lehtësuese nuk u përkthye në përmirësim të shërbimit për konsumatorët, por u përfitua nga shoqëritë e sigurimeve.