Rama me fermerët: 500 mln lekë plus për naftën pa taksa! Janë ndaluar ndërtimet publike për shkak të 3-fishimit të çmimit të hekurit! Do të nisë kontrolli për çmimet e inputeve bujqësore

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me fermerët në Katund të Ri në Durrës, për të prezantuar Paktën e Rezistencës Sociale. Kreu i qeverisë lajmëron se janë 500 mln lekë plus për naftën pa taksa, prej një total prej 1.45 mld lekësh.

Kriza e çmimeve ka goditur edhe investimet publike e private në sektorin e ndërtimit, ku kontratat po pezullohen për shkak të shtrenjtimit të materialeve, pasi janë nënshkruar me çmimet e vjetra. Shkak për këtë situatë sipas kryeministrit Edi Rama është lufta në lindje pasi Rusia dhe Ukraina prodhojnë më shumë drithëra, gaz e lëndë të para të ndërtimit.

'‘Sot që flasim në Shqipëri ka ndaluar pjesa më e madhe e investimeve publike dhe private në ndërtim. Kanë ndaluar sepse hekuri është rritur 3-fish. Kontratat tona për tunelin e Llogarasë dhe investimet e tjera janë me çmimin e hekurit tre herë më pak.’- tha Rama.

Energjia duket se është problemi më serioz në këtë kohë krize.

'Ne Zoti na ka dhënë lumenjtë dhe mund të prodhojmë energji, por për 3 vjet rresht kemi reshje të ulëta, madje shumë të ulëta, që do të thotë se aty ku ne prodhojmë energji, digat janë nën nivelin teknik.'- u shpreh Rama.

Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës ka çoroditur edhe tregun e naftës. Rama tha në takimin me fermerët se kompanitë SHELL dhe ENI po bëjnë gërmime, por asnjë kompani e huaj nuk është e interesuar për të prodhuar naftë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:12
Rama takim me fermerët: Pas karburanteve dhe ushqimeve të shportës, do të nisë kontrolli edhe për çmimet e inputeve bujqësore

Gjatë një takimi me fermerët e Durrësit, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se do të nisë kontrolli edhe për çmimete imputeve bujqësore.

'Ministrja do thotë edhe tjetrën që me ndërhyrjen që po bëjmë për të mbajtur nën kontroll disa çmime. Jo për të vendosur çmime se nuk vendos çmime qeveria,. Nëse unë vendos çmime si do populli për një falimenton çdo gjë këtu. Nëse e bëjmë me urdhër nuk ka më naftë. Si do të ndodhte sikur të bëhet me urdhër që ju grurin që prodhoni këtu do e shisni kaq. Do falimentonin. Nuk do kishte furnizim. Qeveria në kushtet e krizës ka të drejtën të monitorojë çmimet e shumicës dhe pakicës për karburantit për karburantin, ushqimet bazë dhe inputet bujqësore. Nëse rritja e çmimeve ndodh në të gjithë botën nuk ka qeveri që e ndalon. Shikoni karburantin sot se çfarë ndodh në shumë vende të Europës. Ka pasiguri të madhe që e ka çoroditur tregun. Njësoj si familja që nëse thonë shiko se javën tjetër mund të ketë përmbytje të madhe. do tërhiqet dhe do fillojë të marrë masa. Kështu është edhe tregu e ndjen menjëherë', u shpreh Rama.

Ora 11:48
Rama: Të mërkurën mbledhje urgjente e NATO-s, kjo krizë nuk dihet sa zgjat, duhet të rezistojmë

Kryeministri Edi Rama tha se  kjo krizë mund të zgjasë dhe se nuk dihet se sa, prandaj dhe duhet që qytetarët të rezistojnë dhe qeveria të përgatitet për të marrë hapat e duhura për ta përballuar. Pikërisht për këtë krizë të shkaktuar nga lufta në Ukrainë, Rama tha se do të marrë pjesë të mërkurën në mbledhjen urgjente të NATO-s

"Duhet t'i llogarisim mirë hapat pasi nuk e dimë se sa zgjat . Të mërkurën kemi mbledhje urgjente të NATO-s.  Mund të ketë armëpushim më shpejt, por negociatat po vijojnë nuk ka rezultat deri tani. Nuk e dimë se sa kjo do të zgjasë dhe duhet të jemi të përgatitur mendërisht që duhet të rezistojmë", tha Rama.

Ora 11:36
Rama: Kompanitë e huaja nuk kanë asnjë interes për naftën në Shqipëri, iu del më shtrenjtë ta përpunojnë

Në një kohë kur bota është përfshirë nga rritja globale e çmimit të naftës, kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me fermerët për Paketën e Rezistencës Sociale. Rama tha se kompanitë e huaja të përpunimit të naftës nuk kanë asnjë interes për naftën në Shqipëri, pasi ju kushton më shtrenjtë ta përpunojnë.

‘Dje isha me drejtorin e kompanisë Total, franceze. Një nga kompanitë më të mëdha të botës për përpunimin e naftës e gazit. Kanë ardhur këtu sepse duan të investojnë në Shqipëri. Ai ma tha qartë se goditja e tregut të naftës është për shkak të pasigurisë. Nuk është ka rënë prodhimi i naftës në botë. Dhe ata që kanë rezerva kanë rritur çmimin. Nëse lufta mbaron dhe nëse pasiguria bie, çmimi bie menjëherë. Kemi lidhje dhe ne si nuk kemi lidhje. Dëgjoni dhe këtë. Ne kemi këtu Shellin që po bëjmë një eksplorim të rëndësishëm. Kanë nxjerrë gaz në Shpirag. Është në fazën e kolaudimit për të parë sa është ky zbulim financiarisht interesant për ta. Flitet për një sasi të madhe gazi që do ndryshonte ekonominë shqiptare. Ende nuk dihet nëse kjo vjen me fitim sepse kosto e nxjerrjes është shumë e madhe. Kemi edhe En-in, një kompani italiane. Nuk janë të interesuar për naftën në Shqipëri. Për naftën tha nuk kemi asnjë interes. Është naftë e rëndë. Sasitë janë të vogla. Kosto e rafinimit është shumë e lartë. Të bësh diesel apo benzinë me atë naftë të del më shtrenjtë se ta marrësh në fund të botës. Ne naftë nuk kemi.’- u shpreh Rama.

Ora 11:22
Lufta në Ukrainë, Rama: Janë ndalur ndërtimet dhe investimet në vend, sepse hekuri është rritur trefish

Kryeministri Edi Rama, në një takim me fermerët në Durrës, tha se për shkak të luftës në Ukrainë, çmimi i hekurit është rritur trefish dhe një pjesë e ndërtimeve dhe investimeve në vend janë ndalur.

‘Ndërkohë që ne përpiqemi me planet tona të ecim më shpejt, vjen tërmeti, e pastaj pandemia, dhe pastaj kemi edhe pasojat e një lufte që zhvillohet gjetkë. Për shkak se ekonomia është e lidhur ndihet edhe këtu. Edhe në Australi rriten çmimet për shkak se ka një luftë në Ukraina. Është e gjithë bota në këtë situatë. Edhe hekuri edhe lëndët të para siç është Ukraina janë rritur. Janë dy forca në një luftë të cilat kanë çoroditur gjithë botë. Sot që flasim në Shqipëri ka ndaluar pjesa më e madhe e investimeve publike dhe private në ndërtim. Kanë ndaluar sepse hekuri është rritur 3-fish. Kontratat tona për tunelin e Llogarasë dhe investimet e tjera janë me çmimin e hekurit tre herë më pak. Na thonë ne nuk mund të vazhdojmë të zbatojmë kontratën kur këtu ka ndodhur kjo. Ne nuk e realizojmë dot. Dalim komplet falimentojmë. Ne themi OK, stop derisa të ndalojë kjo situatë. Shumë njerëz i bien shkurt. Thonë lërini investimet. Po kjo është të lësh pa punë me mijëra njerëz. Dhe prano që duke hequr ato investime futesh në spirale rënie ekonomike. Kush e rrit ekonominë, e rrit investim, jo shpenzimet'- tha Rama.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ymeri ish shofer: 23/03/2022 01:19

    PO MIRE MOR KUNGULL KRYEMINISTER ,,,,PER TY NAFTA JONE QENKA E RENDE DHE E VESHTIRE TA PERPUNOSH,,,,PO BANKERSI PER C'FARE E VJEDH ATEHERE KETE NAFTE ????????? APO E MERR PER TE PRODHUAR GOZHDE E BULLONA.....OSE PYETJA TJETER,,NE KOHEN E KOMUNIZMIT PARA 90 ,,A PUNONIN VETURAT DHE KAMIONAT NE SHQIPERI ME KETE NAFTE DHE BENZINE QE PERPUNOHESH NGA KOMBINATI I BALLSHIT....,,,,////ME C'FARE BENZINE PUNONIN VETURAT E INSTITUCIONEVE ,,DHE PARKU I DELEGACIONEVE NE TIRANE....

    Përgjigju
  • ina: 23/03/2022 01:12

    KE te drejte leo,,,ne kemi nafte por fatos nano ia fali bankersit,,,,ai duhet te thirret nga spaku per kete koncesion shkaterrues per ekonomine tone.....

    Përgjigju
  • leo: 20/03/2022 11:32

    Shqiperia ka rezerva te medha nafte por nuk eshte e afte ta perpunoj turp i madh.

    Përgjigju
  • enxhi: 19/03/2022 12:33

    e ndoqa me vemendje te gjithe deklaraten tuaj zoti rama paketa e rezistences sociale me duket e permbushur me disa pika shume te rendesishme dhe te neviojshme per qyetaret ne keto kohe krizash qe e gjithe bota po e kalon

    Përgjigju
  • altin vlora: 19/03/2022 12:32

    Jeni duke bere pune te shkelqyer zoti kryeminister perpos te gjithave ca thuhet keni menaxhuar me sukses termetin keni menaxhuar me sukses pandemin sigurisht dhe kete krize globale per qytetaret e vendin . jemi koshient se si ka ndryshuar perceptimi i shqiperise ne syt e botes dhe nuk shihemi me si servila e si kllowna . ju prift e mbara sepse jane momentet me te mira te shtetit tone keto tuajat

    Përgjigju
    • Arbërori: 19/03/2022 13:05

      Ka menaxhuar shkëlqyeshëm kokainën, serborusin, detin, naftën dhe zbrazjen e shqiptarëve nga vatrat e tyre ky ështé km i verbuar…

  • Redi: 19/03/2022 12:31

    Puna qe po ben shteti per ulje. E cmimit ye naftes dhe mosngritjen e taksave sic po bejn shum shtete europiane qe ti shpetojn kolapsit duhet duartrokitur. Protesat ne keto koh nuk i sherbejn askujt

    Përgjigju
  • fatjon beci: 19/03/2022 12:31

    dritat nuk u rriten, nafta u ul ca doni m nga qeveria apo jeni q jeni doni edhe naj vil 3 katshe buz detit

    Përgjigju
  • Aleksander: 19/03/2022 12:31

    Ketej flitet per mundesite e krijuara ne bujqesi, andej protestohet per karrigen e Saliut!

    Përgjigju
  • Andi: 19/03/2022 12:30

    Minimalisht duhet te jemi realist qe te gjitha keto rritje cmimesh qe po ndodhin nuk vjen si pasoje e qeveris sepse cmimet njk i rriti qeveria por lufta dhe kriza nderkombetare beri te veten .

    Përgjigju
  • medi: 19/03/2022 12:29

    ketu po flasim per krize situate qe po e kalon e gjithe bota bravo zoti rama per mebshtejten qe po i jepni fermereve ne keto dite te veshtira

    Përgjigju
  • Blerim Fusha: 19/03/2022 12:29

    nafta u ul,dritat nk u rriten,ca doni mo nga qeveria m apo apo jeni q jeni doni dhe naj vil 2 katshe buz detit

    Përgjigju
  • egla: 19/03/2022 12:28

    O ed Rama, stu nda sali Berisha me Meten. Mos ta ndjeje, vijo punen.

    Përgjigju
  • Miti: 19/03/2022 12:10

    Rusia eksportonte nafte te rende ne SHBA si kjo e jona. Amerika nuk ka nevoje per nafte tjeter se prodhon vete por nga ana tjeter i nevojitet nafte e rende keshtuqe mbase ajo nuk eshte e mire per makinat por ka perdorime te tjera dhe ne kete moment eshte e kerkuar.

    Përgjigju
  • Kristjani: 19/03/2022 12:07

    Shume mire qe je ne krah te me te pamundurve, fermereve e shtresave ne nevoje,sepse e gjithe bota po perjeteon nje tronditje tregjesh e rendesi ka qe shteti te ne po reagon me kujdes!

    Përgjigju
  • Beni: 19/03/2022 11:52

    Mbeshtetni ameriken dhe le te vdesim per buke ska prb ne radhe te pare do shikojme interesat e perendimoreve se ne jemi mesuar pa buke qr !

    Përgjigju
  • enisa: 19/03/2022 11:28

    Vertet populli nuk mund te kuptoj gjithcka ne temrat ekonomik, por kur marrja e masa ka filluar te jete reale dhe e prekshme pse duhet te pershkaellozoj situata deri ne kete pike.

    Përgjigju
  • abelaa: 19/03/2022 11:26

    po pse duhet te jene gjithmone te pakenaqur dhe kur ju degjohet zerriiiii......

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT