Paketa e Sigurisë, Balla nga Kamza: Senati i shkollës të bashkëpunojë me Policinë që asnjë nxënës të mos bjerë pre e trafikantëve

Paketa e Sigurisë, Balla nga Kamza: Senati i shkollës të bashkëpunojë me Policinë që asnjë nxënës të mos bjerë pre e trafikantëve

Nxënësit në Kamëz

Në kuadër të takimeve, për të prezantuar elementë të Paketës së Sigurisë në Shkolla, ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli ishin në shkollën "Ibrahim Rugova".

Balla u kërkoi nxënësve e veçanërisht Senatit, të bëhen më bashkëpunues me Policinë duke komunikuar më shumë me ta, e ndarë shqetësime e informacion.

"Me kryetarin e Bashkisë Kamëz, Ministrinë e Arsimit dhe rolin e veçantë të Policisë së Shtetit duam të krijojmë më shumë siguri në shkolla dhe perimetrin që i rrethon. Në këtë përpjekje të përbashkët edhe Senati i Shkollës ka rol të rëndësishëm për të krijuar bashkëpunim mes oficerit të sigurisë, mësuesit. Policia e Shtetit është në këtë pozicion për të kryer detyrën me përpikmëri. Prindërit tuaj paguajnë taksa, që ne të bëjmë detyrën për të garantuar sigurinë tuaj, u kemi dhënë besën, ta bëjmë më mirë këtë punë sesa deri tani. Senati duhet të marrë vendim, që do bashkëpunojë me Policinë e Shtetit që asnjë prej nxënësve të mos bjerë pre e rrjeteve të trafikantëve.

Punonjësit e policisë janë në detyrë të garantojnë sigurinë tuaj. Kemi hyrë në fazë të re, me Paketën e Sigurisë në shkolla. Edhe me ju, nxënësit duam të kemi bashkëpunim më të mirë", u shpreh ministri i Brendshëm.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Muhamet Rrumbullaku u kërkoi nxënësve t'i besojnë më tepër Policisë së Shtetit.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë