Paketa e Sigurisë në Shkolla, Balla në një gjimnaz të Përmetit: Nxënësit të bashkëpunojnë me policinë kundër personave që shpërndajnë drogë
Balla me nxënësit e gjimnazit 'Sami Frashëri'
Ministri i Brendshëm Taulant Balla gjatë vizitës në jug të vendit u ndal në gjimnazin "Sami Frashëri" në Përmet, i cili ka mbi 200 nxënës, për të folur mbi Paketën e Sigurisë në Shkolla.
I shoqëruar nga Kryetarja e Bashkisë, Ministri tha se Përmeti ka një emër të rëndësishëm sa i përket sigurisë me një numër të ulët të veprave kriminale ndër vite.
Ai nxiti nxënësit, Këshillin Rinor për të rritur bashkëpunimin me oficerët e sigurisë dhe Policinë, për të ruajtur emrin e mirë të Përmetit.
"Gjithmonë ka tentativa nga individë të caktuar për të përfshirë nxënës në përdorimin e lëndëve narkotike. Ju nxis të merreni me sport e lexim, e aspak me përdorimin e narkotikëve, pasi janë dëm për shëndetin tuaj dhe dëm i madh financiar për familjet tuaja", iu drejtua Balla, nxënësve.
Ai shtoi se Policia do të bëjë gjithçka për të izoluar dhe parandaluar fenomenin e shpërndarjes së këtyre lëndëve.
Balla tha se duhet reaguar me forcë kundër bullizmit apo dhunës me bazë gjinore.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku i ftoi nxënësit të jenë bashkëpunues duke informuar në kohë Policinë për çdo rast, brenda apo jashtë shkollës. Përfaqësues të nxënësve thanë se parandalimi është shumë më tepër efektiv, për të rritur sigurinë kudo.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.9%
-
Të gabuar
81.8%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3448
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mbyllja e TikTok, Balla: Platforma nuk përmbushi detyrimin për moderimin e postimeve në gjuhën shqipe
24 Dhjetor, 12:17
-
Bllokohet aksi nacional Gjirokastër-Përmet, shkak rënia e inerteve nga lartësitë
23 Dhjetor, 17:38
-
Konferenca e Kryetarëve/ PS rrëzon komisionin hetimor për Ballukun, lidhur me Porto Romanon! Bardhi: Aferë korruptive! Balla: Kërkoni 6 muaj hetim, s'ka kohë
23 Dhjetor, 12:27
-
'Mali' i borxheve fut në kolaps ujësjellësin e Tepelenës, drejtori: Prej vitesh nuk paguajnë familjet e varfra! Debitore dhe Bashkia e Tepelenës
23 Dhjetor, 10:34
-
E përditshmja britanike 'Sunday Times': 10 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri
23 Dhjetor, 09:52
-
Kakavijë/ Kapen dy persona në hyrje të Shqipërisë, ishin të shpallur në kërkim për plagosje me dashje dhe pjesëmarrje në grup kriminal
23 Dhjetor, 08:40
-
SPECIALE/ Mjalti, biznesi i ëmbël që prodhon produkt të shtrenjtë
22 Dhjetor, 18:05
-
Tepelenë/ Borxhet ndaj Ujësjellësit kapin shifrën e 120 mijë eurove! Familjet e varfëra dhe Bashkia nuk paguajnë ujin
22 Dhjetor, 16:59
-
Balla takim me punëtorët shqiptarë në Toskana: Deri në Pashkë shpresojmë të arrijmë marrëveshjen për njohjen e pensioneve! Merrni pjesë në votime
21 Dhjetor, 17:10
-
Gjirokastër/ Banesa përfshihet nga zjarri, shkak një defekt në bombulën e gazit! Shpëtojnë mrekullisht familjarët
21 Dhjetor, 15:40
-
Gjirokastër/ Makina del nga rruga te 'Ura e Kardhiqit', vdes drejtuesi 62-vjeçar
20 Dhjetor, 08:02
-
AMP arreston 2 policë! Njëri u denoncua nga ish-bashkëshortja, theu urdhrin e mbrojtjes dhe i vodhi valixhen me 5 milion lekë
19 Dhjetor, 10:58