Paketa e Sigurisë në Shkolla, Balla nga Tepelena thirrje nxënësve: Kontaktoni oficerin e policisë kur dikush tenton t'ju tërheqë në përdorimin e drogës

Ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi një takim me trupën drejtuese dhe nxënësit e gjimnazit “Abaz Shehu” në qytetin e Tepelenës, ku informua rreth zbatimit të masave të paketës së sigurisë në shkolla dhe problematikave të mundshme në këtë institucion të arsimit të mesëm.

Ministri Balla vlerësoi nivelin e zbatimit të masave të paketës së sigurisë dhe u kërkoi gjimnazistëve që për çdo problem negativ, sidomos tentativave për shpërndarje lëndësh narkotike, të vinin në dijeni drejtuesit e shkollës, ose policinë.

Pasi u njoh me gjendjen e shkollës dhe masat e marra, ministri Balla kërkoi që të rinjtë gjimnazistë të raportojnë në polici çdo person që tenton t'i tërheqë drejt rrugës së përdorimit të lëndëve narkotike. 

“Ju kërkoj, si një shembull i mirë që nuk e njihni fenomenin e konsumimit të drogave, të vazhdoni ta ruani këtë sjellje. Duhet të jeni realisht shumë të përkushtuar në marrëdhëniet me drejtuesit e shkollës, edhe me oficerin e sigurisë, që çdo tentativë keqbërësi që kërkon t’ju tërheqë në rrjetën e përdorimit të lëndëve narkotike, t’ua komunikoni drejtuesve të shkollës, oficerit të sigurisë, por edhe punonjësve të policisë”- tha Balla. 

Sa i përket rrezikut të fenomenit të konsumit të lëndëve narkotike, Balla nënvizoi se “përdorimi i lëndëve narkotike dëmton shëndetin tuaj, por edhe financat e familjeve tuaja, e ju shkëput marrëdhënien me shkollën, me aktivitetet sportive.”

Ministri theksoi se lufta kundër fenomeneve negative, kriminale, kërkon angazhimin e secilit, për të qene e suksesshëm.

“Policia ka bërë një punë të shkëlqyer për të ndaluar çdokënd që tenton të bëjë biznes me shëndetin tuaj, me jetën tuaj. Por vigjilenca duhet të jetë dhe ne nuk mund ta fitojmë këtë betejë nëse nuk kemi mbështetjen tuaj. Sepse ju shikoni gjithçka dhe e dini fare mirë, çdo rast kur dikush bie pre e këtyre kontakteve dhe këtyre keqbërësve,” – u shpreh Ministri.

Në këtë takim mori pjesë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku., i cili në apelin për gjimnazistët, nënvizoi se duhet të raportojnë në polici çdo shqetësim që kanë për fenomenin e përdorimit të lëndëve narkotike. 

“Do të kërkoj që ju, përmes kontakte me mësuesit ose drejtpërdrejt me punonjësit e policisë, të transmetoni te në gjithçka nga shqetësimet e juaja që kanë të bëjnë jo vetëm me fenomenet e përdorimit të narkotikëve, drogave, por edhe më çështjen e bullizimit, problematikave që keni ju vetë si nxënës”- tha Rrumbullaku. 

Drejtuesit e gjimnazit “Abaz Shehu” shpjeguan se kanë një bashkëpunim shumë të mirë me strukturat lokale të policisë. Prej 3 vitesh kanë në shërbim një oficer sigurie në shkollë dhe se patrulla të policisë janë të pranishme në mëngjes, para fillimit të mësimit dhe më pas gjatë pushimit të madh. Drejtuesit e shkollës sqaruan gjithashtu se kanë një sistem modern kamerash për ambjentet e brendshme dhe për ato të jashtme që përfshijnë edhe pjesë të perimetrit  të sigurisë në shkollë. Ato bënë me dije se nuk ka problem të përdorimit të drogës në këtë gjimnaz.

Në këtë takim të Ministrit Balla, ishin edhe autoritet lokale, Kryetari i bashkisë Tepelenë Tërmet Peçi, përfaqësues të qeverisë së nxënësve etj.

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës