Paketa Fiskale 2015, PD: Godet
qytetarët, krijon klientelizëm

Paketa Fiskale 2015, PD: Godet<br />qytetarët, krijon klientelizëm
TIRANE- Deputetët e Partisë Demokratike të Komisioneve Parlamentare të Ekonomisë, Financave dhe Veprimtarisë Prodhuese, janë mbledhur sot për të diskutuar për Paketën Fiskale 2015. Sipas deputetëve demokratë rritja e taksave për vitin e ardhshme do të jetë rrënuese për shqiptarët e do t’i varfërojë akoma edhe më shumë.
 
Deputeti Florion Mima analizoi të gjitha taksat e reja duke përmendur faktin se rritja e tyre me më shumë se 160 milionë dollarë do të thellojë varfërinë dhe do të ndalë rritjen ekonomike.
 
“Nëse do të duhej të përkufizonim përmbajtjen e kësaj pakete ajo do të ishte: 1. Paketa e taksimit më të rëndë dhe rrjedhimisht e varfërimit të mëtejshëm të të gjithë shqiptarëve dhe, 2. Paketa e ndryshimeve, amendimeve, përjashtimeve dhe favoreve klienteliste për një grusht miqsh të qeverisë”, tha Mima.
 
Ndërsa deputeti Gjergji Papa u ndal tek efektet që mund të japë kjo paketë fiskale në sektorin e bujqësisë.
 
“Kjo prek jashtëzakonisht të gjithë përdoruesit e automjeteve, duke rritur gjithashtu për gjithë qytetarët të gjitha çmimet e mallrave dhe shërbimeve, duke i varfëruar ata gjithmonë e më tepër, shqetësimi ynë kryesor ka qenë në lidhje me faktin që si do ndikojë kjo rritje çmimi në karburantin që përdoret për mjetet e mekanikës bujqësore në Bujqësinë Shqiptare. Një shqetësim që ne e kemi ngritur edhe vitin e kaluar kur kemi diskutuar paketën fiskale 2014 dhe i kemi bërë qeverisë me dije, që në kuadrin e gënjeshtrave të mëdha që ka bërë gjatë programit të saj elektoral dhe në programin e qeverisë, që për bujqësinë do të ketë heqje të taksës së qarkullimit, heqje të akcizës, gjë që jo vetëm nuk ndodhi vitin e kaluar, por këtë vit po rëndohet edhe me 120 lekë të tjera çmimi i karburantit për bujqësinë, gjë që është katastrofave”, tha Papa.
 
Për ish-ministrin e Financave Ridvan Bode, buxheti i shtetit për 2015 nuk parashikon rritje pagash e pensionesh, apo investime publike, por godet shtresat në nevojë.
 
“Edhe në këtë buxhet nuk ka rritje të investimeve publike për qytetarët, nuk ka rritje të pagave, nuk ka rritje të pensioneve, nuk ka rritje për shtesat në nevojë dhe familjet e ekspozuara. Gjithçka që rritet në këtë buxhet ka të bëjë vetëm me qeverisjen, me forcimin e dimensionit policor të saj dhe kuptohet që kjo simbiozë e dhunës dhe represonit policor dhe fytyrës policore të qeverisë në një anë, dhe rritja e detyrimeve dhe pagesave nga ana e qytetarëve në mënyrë jo ekonomike dhe jo të justifikuar në kontekstin e ekonomisë aktuale, do të bëjë atë që bëri gjatë këtij vitit, atë të rrënimit të ekonomisë dhe thellimin e varfërisë në një pjesë të gjerë të qytetarëve shqiptarë”, tha Bode.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Uraganët, akuza nga Trump në fushatë elektorale: Ndihmat po jepen në mënyrë selektive! Obama: Sajon çdo gjë që thotë

Uraganët, akuza nga Trump në fushatë elektorale: Ndihmat po jepen në mënyrë selektive! Obama: Sajon çdo gjë që thotë